Një aksident rrugor në Greqi? Ambasadori Ceka thirret për t’u pyetur

Një aksident automobilistik me pasoja të lehta në Greqi muaj më parë, por që gjithsesi është proceduar ligjërisht nga pala e dëmtuar, ka nxjerrë në titujt e medias ambasadorin tonë në Itali, Neritan Ceka. Gazeta Panorama njofton autoritetet greke kanë sjellë në Shqipëri, me anë të një letërporosie, kërkesën për të marrë në pyetje ambasadorin shqiptar në Itali. Pas mbërritjes së dokumenteve greke në Ministrinë e Jashtme dhe të Drejtësisë, dosja është përkthyer dhe i është përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme.
Për aksidentin ku është përfshirë Neritan Ceka, Gjykata e Kallamatës ka nisur një proces penal të lidhur me një proces civil. Në gjyqin civil, mësohet se pronari i makinës së përplasur me mjetin e Neritan Cekës ka kërkuar dëmshpërblim për dëmtimin e makinës së tij. Shtetasi grek ka ngritur padi në Gjykatë pasi ka pasur probleme me siguracionin e makinës së Cekës, për shkak se nuk i është mbuluar gjithë dëmi i bërë. Sipas tyre, Gjykata greke e Kallamatës ka pranuar padinë e bërë dhe procesi gjyqësor pritet të fillojë më 25 shtator 2013.
a.k
Comments
Mos do ishte me mire qe
<p>Mos do ishte me mire qe kerkesen tja dergonin personit (Cekes), e jo shtetit, sikur te behej fjale per ekstradim kriminelesh; nderkohe qe per veprimet e deritanishme nuk eshte treguar shmangje prej pergjegjesive e zotit Ceka. Shteti grek duket i nfektuar rende prej mungeses se civilizimit europian, e prej paragjykimeve. Megjithate, me c'na kane pare syte, kjo s'eshte gje...</p>
Shikojeni me me kujdes kete
<p>Shikojeni me me kujdes kete si media mos u kapni pas frazave te mbjella andej kendej pa citime te sakta.... </p><p>Shkresat kane siglen "sekret" dhe behet fjale per procedim penal perderisa esht perfshire Prokuroria.</p><p>Nje aksident nuk ka cfar te ket sekret dhe nuk perben arye per hetime penale. Mua nuk me bind shum ky version</p>
Add new comment