Luftë fotografish, kur Shqipëria pret mëkëmbjen ekonomike dhe opozitë reale

Postuar në 22 Shtator, 2013 15:34

Ndërsa Shqipëria pret të shohë mëkëmbjen ekonomike të rilindjes, dhe njëkohësisht një opozitë të fortë për të mbrojtur interesat e veta, e vetmja gjë që po shohim është një luftë fotosh, sa nga foto e Nishanit te ato të Kryeministrisë.

Pas sulmeve nga eksponentë të PD, Mëhilli, LEzhja dhe deputeti i thjeshtë Berisha, Rama ka postuar nga Amerika në FB foto të tjera.

Ja dialogjet në distancë që do të na e zhvillojnë Shqipërinë:

Erla Mëhilli:

“Kjo Kryeministri, që ka pritur njerëz të mëdhenj të kësaj toke, si Xhorxh Bush e Hillary Clinton etj, e që u hap për qytetaret me 28 nentor, duhej të rrënohej vetem që dikush të mbushte xhepat që në ditët e para pa filluar mirë punën. Është e lehtë të rrëzosh një stemë republike, të shkulesh kangjellat, të grisësh perdet e sallës së mbledhjeve, apo të ndërrosh kolltuqet e zyrave për të mbushur xhepat...”

Gjergj Lezhja:

“Ajo godinë është mirëmbajtur në mënyrë të shkëlqyer nga ne me pak para. Ndryshimet që po bëjnë ata t’i bëjnë sipas shijes se tyre dhe kontratat duhet t’i bëjnë sipas ligjeve. Dhe shkatërrimet të mos i servirin si të gjetura aty...”

Berisha:

“Dhe këto foto, ua serviri qytetarëve, sikur kjo ishte ndërtesa e qeverisë që mori në dorëzim nga armiku i tij dhe natyrisht, për të justifikuar punimet pa prokurime me të cilat mbushën xhepat, siç bëri si ministër i Nanos dhe kryetar bashkie. Fotot poshtë, tregojnë të vërtetën, por ato mbi çdo gjë dëshmojnë karakterin e vërtetë të Edvin Kristaq Ramës, neobllokmenit në krye të ekzekutivit shqiptar"

Rama:

"Keqardhje për reagimet jodinjitoze lidhur me publikimin e fotove të mjediseve të Kryeministrisë, prej atyre qe për vite kanë hyrë çdo ditë në këtë godinë,"- shkruan Rama në Fb, - "po s'kanë pasur sy për të parë rrënimin, pisllëkun e shijen gjithnjë e më vulgare që kanë pllakosur një vend kaq të rëndësishëm të punës në shtetin shqiptar, që përpos të tjerash është edhe një prej godinave me vlerën më të rëndësishme historike e arkitektonike të vendit tonë."

k.c.

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

Nuk e kuptoj, mos valle e ka fajin opozita se qeveria ne fuqi ka vendosur te merret me fotografi ne vend te qe te shohe problemet me me prioritet per vendin? Ishte kaq e domosdoshme qe te publikoheshin keto fotografi duke e ditur qe do te kishte pa diskutim reagime nga opozita. Kujt i sherbeu kjo manover? Sigurisht jo votuesve qe presin me padurim zgjidhjen e problemeve jetesore.
Harrohen qendrimet absurde te PS-se, kur ishte ne opozite, qe nuk i shkonte fare ne mend  se cfare ishte mire per vendin por perpiqej si e si te bllokonte punen e pozites.

Si e ka filluar,  qeveri e re duket se po punon me teper per ambalazhin (packaging) sesa per produktin. Nje paketim me i bukur i prodhimeve  jo cilesore mund te  genjeje per nje kohe te shkurter klientet, por dihet se  eshte nje truk qe nuk ka jete te gjate.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Pse habitesh o Mustafa ? Te dy si njeri si tjetri ne te njejti teren mendor e psikik jane e luftojne  Saliu me vikatje e metaforae figura fjalesh Edvini me bojra ezbukurime e shfaqje vizive.

Submitted by dritan (not verified) on

Me pelqen strategjia qe terheq Ramen ne nje debat mbi zyren e vet nderkohe qe njerezit kane krejt pritshemri te tjera per te. Nuk mendoj se eshte realisht kaq peshk sa per te rene ne kete rrjete, por eshte e vetmja gje per te cilen mund te flase apo komentoje, pasi nga te tjerat as qe ja ka haberin as ai edhe as ata qe ka vene ministra. Eshte sh e ngjashme me ate qe ndodhi ne parlament ku i vetmi debat teknik qe u perfshi ishte heraldika e shqiponjes .... plot 20 min ..... kur fliste per te ndihej i sigurte dhe me besim ne vetvete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.