Arkiv-Lajme

I duhet të punojë natë e ditë - thotë Nishani për qeverinë Rama

Postuar në 26 Shtator, 2013 06:48

Presidenti i Republikës Bujar Nishani është takuar me shqiptarët e federatës panshqiptare "Vatra" në Shtetet e Bashkuara - njofton televizioni TCH. Citohet Nishani:  "Në Shqipëri, sapo ka filluar punën një Qeveri e re, së cilës i duhet të punojë natë e ditë për ta cuar vendin tonë gjithnjë dhe më përpara, duke vazhduar reformat e nevojshme për zhvillimin dhe begatimin e çdo qytetari të vendit. Ne presim besimplotë të marrim statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, bazuar në meritë, falë përmbushjes së rekomandimeve edhe të Komisionit Europian".

Ndoka: Jam i pavarur, nuk ka kuptim të jem deputet i PD

Postuar në 26 Shtator, 2013 04:35

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i zgjedhur deputet nga listat e PD, është regjistruar në Kuvend si deputet i pavarur. Ndoka nuk është bërë pjesë e grupit parlamentar demokrat, pasi sipas tij, një gjë e tillë nuk ka kuptim.

Pse "kishin ngecur" këto pagesa?

Postuar në 26 Shtator, 2013 04:21

E perditshmja Panorama raporton se që nga fillimi i javës, në faqen e Thesarit të Shtetit, aty ku publikohen transfertat e përditshme të parave, vihet re një rritje e pagesave të faturave si në numër, ashtu edhe në vlerë.

Noka për fotot: Ne kemi qenë qeveri për popullin, nuk merreshim me luksin e ministrive

Postuar në 26 Shtator, 2013 04:12

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, reagon pas fotove të shpërndara në Facebook, ku shfaqet gjendja skandaloze e ambienteve të dikasterit që ai vetë ka drejtuar për disa muaj. Noka thotë në një intervistë për GSH:

“I kam parë fotot e publikuara së fundmi nga ana e kryeministrit të ri dhe i vetmi koment që unë kam lidhur me ato foto është se kjo është qeveri skutash. E cilësoj të tillë, pasi kjo qeveri ka ngatërruar arsyet se pse ka ardhur në pushtet. Kjo qeveri kujton se populli i ka zgjedhur për të bërë marangozin dhe bojaxhiun”, shprehet Flamur Noka.

Çfarë ndjesie u shkakton “lexuesve të majtë” fotoja Rama-Obama?

Postuar në 25 Shtator, 2013 17:45

E përditshmja DITA, ka futur ditët e fundit një opsion interesant për lexuesit në faqen e saj online gazetadita.al. Krahas opinioneve, faqja në fjalë, i fton lexuesit të shprehen edhe për ndjesitë që provojnë sapo kanë lexuar lajmin.

Një tabelë në fund të çdo informacioni në këtë faqe, jep disa opsione të klikueshme, ku lexuesi zgjedh sipas përshtypjes së parë që i ka dhënë ajo që sapo ka lexuar.

Mero Baze kërkon "ndihmë" për Ina Ramën e papunë

Postuar në 25 Shtator, 2013 15:56

Kam një emër, për të cilën dua t’i kërkoj “ndihmë” Sali Berishës dhe Bujar Nishanit. Më tej dhe Edi Ramës. Në zhurmën e madhe banale të atyre që do hiqen nga puna dhe atyre që do shkojnë, është një emër që nuk po e përmend askush. Ndryshe nga nëpunësit e tjerë të këtij vendi, e drejta e saj për vendin e punës garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e cila detyron qartë Presidentin e Republikës ta emërojë në vendin ku ka qenë para emërimit.

Edhe Gërdeci "aksident": Nuk ka vrasje, sepse "të pandehurit nuk kanë synuar këtë pasojë" - thotë Gjykata e Lartë

Postuar në 25 Shtator, 2013 14:03

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për mospranimin e rekursit të dosjes së Gërdecit. Pak ditë më parë, trupi gjykues i përbërë nga Tom Ndreca, Admir Thanza, Shkëlzen Selimi, Medi Bici dhe Ardian Nuni, vendosën mospranimin e rekursit, të paraqitur nga të gjitha palët në gjykim për dosjen “Gërdeci”. Ndërsa pak ditë më parë u publikua fakti se Gjykata e Lartë nuk e pranonte rekursin, sot zbardhen motivet se përse trupi gjykues vendosi t’i japë fund, ligjërisht, dosjes së Gërdecit, ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Është ky personi që ka përgjuar opozitarët e Berishës dhe diplomatët në Tiranë?

Postuar në 25 Shtator, 2013 11:23

Ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shkarkuar nga detyra Ylli Zylën, aktualisht komandant i Policisë Ushtarake.

Pas fotove, "dhëmbë për dhëmbë" edhe me faqe online

Postuar në 25 Shtator, 2013 11:06

Partia Demokratike njoftoi sot se ka hapur një portal në faqen e saj zyrtare në internet "për te gjitha denoncimet dhe presionet që i bëhen administratës, në kuadër të revanshit politik të Ramës" (fjalët e zëdhënëses).

Një G6?

Postuar në 25 Shtator, 2013 09:16

Nje iniciative e ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Malit të Zi, Igor Llukshiq (në foto) për formimin e “Gjashtëshes Ballkanike”, ose shkurtimisht G6 është bërë temë diskutimi e këtyre ditëve. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, praktikisht do të themelonin një Parlament të përbashkët. Ministri malazez  Llukshiq u ka nisur një “non paper”, si dokument nismëtar për realizimin e kësaj ideje vendeve të Ballkanit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme