Ndoka: Jam i pavarur, nuk ka kuptim të jem deputet i PD

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i zgjedhur deputet nga listat e PD, është regjistruar në Kuvend si deputet i pavarur. Ndoka nuk është bërë pjesë e grupit parlamentar demokrat, pasi sipas tij, një gjë e tillë nuk ka kuptim.
“Unë jam deklaruar i pavarur në Parlament, pasi përfaqësoj Partinë Demokristiane. Nuk mund të jem në një grup me Partinë Demokratike, pasi nuk ka kuptim. Marrëveshja parazgjedhore ishte e tillë për të kapërcyer pengesat që krijonte Kodi Zgjedhor”, thotë Ndoka, të cilit i "janë qepur" keqazi muajt e fundit në rrjetet sociale duke i vënë në gojë të thëna e të pathëna e duke e shndëruar në personazh gati anektodik (në foto, një nga truket online me Ndokën).
Si i pavarur në Kuvend është regjistruar edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. a.n.
Comments
Nuk ka kuptim te jesh ne
<p>Nuk ka kuptim te jesh ne grupin parlamentar te PD, madje, po ta tjerresh holle-holle, nuk ka kuptim qe ti te jesh ne ate parlament, por ç'ti besh ketij mut kodi elektoral qe lejon te hyje ne parlament lloj-lloj njerezish..</p>
ja qe u bene shtate parti ne
<p>ja qe u bene shtate parti ne Parlament</p>
"...per qill e per dhe, ktu
<p>"...per qill e per dhe, ktu ka tradhti burraaaaaa..." Nard Ndoka</p>
"Çdo berr varet nga këmbët e
<p>"Çdo berr varet nga këmbët e veta"- ka thënë populli.</p>
Add new comment