Ndoka: Jam i pavarur, nuk ka kuptim të jem deputet i PD

Postuar në 26 Shtator, 2013 04:35

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i zgjedhur deputet nga listat e PD, është regjistruar në Kuvend si deputet i pavarur. Ndoka nuk është bërë pjesë e grupit parlamentar demokrat, pasi sipas tij, një gjë e tillë nuk ka kuptim.

“Unë jam deklaruar i pavarur në Parlament, pasi përfaqësoj Partinë Demokristiane. Nuk mund të jem në një grup me Partinë Demokratike, pasi nuk ka kuptim. Marrëveshja parazgjedhore ishte e tillë për të kapërcyer pengesat që krijonte Kodi Zgjedhor”, thotë Ndoka, të cilit i "janë qepur" keqazi muajt e fundit në rrjetet sociale duke i vënë në gojë të thëna e të pathëna e duke e shndëruar në personazh gati anektodik (në foto, një nga truket online me Ndokën).

Si i pavarur në Kuvend është regjistruar edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. a.n.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Nuk ka kuptim te jesh ne grupin parlamentar te PD, madje, po ta tjerresh holle-holle, nuk ka kuptim qe ti te jesh ne ate parlament, por ç&#39;ti besh ketij mut kodi elektoral qe lejon te hyje ne parlament lloj-lloj njerezish..</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>&quot;...per qill e per dhe, ktu ka tradhti burraaaaaa...&quot; Nard Ndoka</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.