Noka për fotot: Ne kemi qenë qeveri për popullin, nuk merreshim me luksin e ministrive

Postuar në 26 Shtator, 2013 04:12

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, reagon pas fotove të shpërndara në Facebook, ku shfaqet gjendja skandaloze e ambienteve të dikasterit që ai vetë ka drejtuar për disa muaj. Noka thotë në një intervistë për GSH:

“I kam parë fotot e publikuara së fundmi nga ana e kryeministrit të ri dhe i vetmi koment që unë kam lidhur me ato foto është se kjo është qeveri skutash. E cilësoj të tillë, pasi kjo qeveri ka ngatërruar arsyet se pse ka ardhur në pushtet. Kjo qeveri kujton se populli i ka zgjedhur për të bërë marangozin dhe bojaxhiun”, shprehet Flamur Noka.

Sipas tij, foto të tilla mund të bësh kudo në bodrumet e institucioneve. “Foto dhe pamje të tilla do ketë në çdo vend, nëse fotografohen bodrumet dhe skutat e institucioneve. Qeveria dhe kryeministri i ri paskan ardhur me të vetmin vizion, për të fotografuar çdo skutë dhe bodrum, ku patjetër që do ketë pamje të tilla. Unë di të them që këta kanë ardhur për të vjedhur popullin. Ne kemi qenë qeveri për popullin dhe nuk kemi zgjedhur luksin tonë, siç po bën kryeministri aktual”, – ka përfunduar reagimin e tij, ish-ministri i Brendshëm. a.n.

Comments

Submitted by Manifesti i kar... (not verified) on

Redaksia,

Noka duhet te beje lajm vetem nese hapni nje rubrike te re tip "idioti i dites" dhe ta fusni nen kete kategori.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Moa na i nxirni më këta idjotë

Submitted by Anonim (not verified) on

Mund te betohet Noka se nuk e ka shfrytezuar pushtetin? Besoni se ai u be minister per popullin? Kush i ha keto, more palaço...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.