Arkiv-Lajme

Robert Papa:Topalli, “vajza e Sigurimit”ka takuar një spiun në Vatikan më 1987

Postuar në 29 Shtator, 2013 04:26

Në një analizë në Albania Plus, gazetari Robert Papa, i bërë i njohur në fillim-vitet '90 me emisionin “Fokus”, e konsideron Jozefina Topallin si “'Vajza' e Sigurimit”. Në shkrimin e vet, Papa, synon të analizojë përplasjet Topalli-Arvizu, dhe e nis duke sulmuar ish-Kryeparlamentaren sepse ajo: “....që më 1987 merrte dy pasaporta dhe vizë për në Itali, (ku ka kontaktuar një spiun të Sigurimit në Vatikan për llogari të Sulo Abazit) sulmoi egër SHBA, duke dashur që PD të humbasë sa më shumë kuota dhe të shfaqet si anti-amerikane...”

Korrupsioni, çështje sistemi a njerëzish? Njerëzish, thotë ish-Kryeprokurori Rakipi

Postuar në 29 Shtator, 2013 03:36

Në një nga intervistat e e para pas zgjedhjeve në Hard Talk të BBC, Rama theksoi se korrupsioni është çështje sistemi, jo njerëzish. Por, Ish-prokurori i Përgjithshëm i Republikës Arben Rakipi, mendon të kundërtën, që është çështje njerëzish, të paktën për gjyqësorin.

Çfarë i shtyn shqiptarët në Greqi të bashkohen me Agimin e Artë?

Postuar në 29 Shtator, 2013 02:55

Gazeta Tribuna, gazetë shqiptarësh që botohet në Greqi, në raportimet për Agimin e Artë tërheq vëmendjen edhe tek pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë organizatë neonaziste që sumon... shqiptarët!

Robert Haidin nga Lukova, pronar i hotelit Lukova Palace në Shqipëri ëshët një nga këta. Gazeta ka hedhur dritë edhe mbi një personazh tjetër, një shqiptare, që mendohet të jetë eksponente aktive e kësaj organizate.

Dash Shehi: duhet prekur Kushtetuta

Postuar në 28 Shtator, 2013 13:54

I futur rishtasi në Parlament, Dashamir Shehi flet për JAVA-n, dhe jep, i ndërgjegjshëm që nuk është konstitucionalist, disa ide mbi ndryshimin e kushtetutës, që institucionet të fitojnë autonomi moderne.

Ministria e parë që bën bilancin e 10-ditëshit fillestar: Ministria e Brendshme

Postuar në 28 Shtator, 2013 13:52

Ndërkohë që Kryeministri është në SHBA dhe poston foto në Facebook, ministrat kanë filluar punën e tyre, dhe kush më shumë e kush më pak ka dalë në televizion për të informuar publikun se ç’po bën. Ndërsa Ministria e Brendshme u bë e para sot që ka bërë publik bilancin e 10-ditëshit fillestar të punës qysh prej ndërrimit të pushtetit.

Del (në Amerikë) se Ligji i Statusit të Nëpunësit Civil na qenka i pazbatueshëm...

Postuar në 28 Shtator, 2013 12:56

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga Ilir Ikonomi për VOA,  tha se qeveria e tij do mbështetet fuqimisht tek administrata, por shtoi se nga ana tjetër do të “godasi në ato apekte dhe ato drejtime ku ne kemi identifikuar se duhet të nisë një luftë kundër korrupsionit dhe beteja për të ndërtuar shtet në shërbim të qytetarit”. Madje, Kryeministri foli dhe për statusin e nëpunësit civil, për të cilin tha se është i pazbatueshëm, por shtoi se qeveria e tij nuk ka plane spastrimi. Ai tha se “ne kemi ardhur me një mandat për t’u shërbyer qytetarëve”.

Berluskoni, alla-shqiptarçe: o shpëtoj unë, o në djall Italia

Postuar në 28 Shtator, 2013 11:38

 Berluskoni po aplikon një stil politike alla-shqiptarçe: është gati të çojë në greminë Italinë, për të shpëtuar veten. Qeveria italiane është një koalicion i paqëndrueshëm mes të majtës së Letta-s dhe të djathtës së udhëhequr nga Berlusconi.

“Garda” mbrohet me anëtarë të thjeshtë të PD. Basha hesht.

Postuar në 28 Shtator, 2013 10:41

Vendosja për të shkrirë Gardën e Republikës, ka ngjallur reagime të forta në... Facebook. Disa anëtarë tashmë të thjeshtë nën drejtimin e ri të PD-së kanë akuzuar me postime.

 “Urdhër hakmarrës për dënim kolektiv nga ana e Piktorit dështak” shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.

Rama flet në OKB, përmend dhe filmat që nuk flasin mirë për Shqipërinë...

Postuar në 28 Shtator, 2013 09:28

"Shqipëria është një vend i vogël me potencial të madh, me bukuri të jashtëzakonshme dhe sfida ime është që ky potenciat të arrihet. Do të duhet mirëkuptim nga miqtë dhe partnerët. Nga ana ime do shtoj lidershipin", ka thënë Rama në hapjen e fjalës që po mban në OKB. “Po lexoja një studim për mbulimin e medias. Në krye ishte Zvicra, Shqipëria ishte në vendin e 161. Popujt rreth botës nuk dinë shumë për Shqipërinë, por atë që dinë nuk është shumë e mirë.

Fotoja (paparaci) e Jahjagës, "pornografi" sipas optikës fondamentaliste

Postuar në 28 Shtator, 2013 08:15

Është për të qarë e për të qeshur letra publike e një grupi që e quan veten “Forumi të Rinjve Muslimanë” në Kosovë, e që ka komentuar foton e presidentes kosovare Jahjaga (pornografike, sipas tyre) duke nderuar varrin e priftit sllav, Don Nikol Glasnovic.

Sipas FRM, presidentja Jahjaga ka mëkatuar rëndë, “jo vetëm duke ju lutur kufomës së një prifti sllavo-katolik, dhe idhujve të tjerë katolikë”, por edhe për shkak se, sipas tyre, ka shkuar gati zhveshur në një vend pagan.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme