Arkiv-Lajme
Privatizimi "Albpetrol", kë të qash më parë. Garancia 10%, e falsifikuar, thotë Shqip
Në një shkrim të numrit të sotëm të gazetës Shqip, burime nga prokuroria kanë bërë me dije për gazetarin Sokol Çobo se ekzistojnë dyshime të forta që shkresa e garancisë prej 85 milionë eurosh në një bankë amerikane, e paraqitur nga kompania fituese e tenderit të privarizimit të Albpetrolit, ka qenë e falsifikuar.
“Më bënë kokë turku, më kërkuan para, më shkatërruan”, thotë ish vartësi i Mediut
Armand Tartari, ish punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes, është i dënuar me 1 vit burg për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit. Tartari është arratisur nga vendi ynë dhe ka shkuar në Francë një ditë pas dënimit njëvjeçar. Gazeta Dita bën me dije se ai ka folur për të përditshmen franceze “L’Humanite”. Në fakt dëshmia e tij është ajo e një njeriu që kërkon azil politik në Francë dhe si e tillë mund të jetë edhe e deformuar. Tartari rrëfen për një premtim të Fatmir Mediut, ish- Ministër i Mbrojtjes, për të dalë pa lagur nga kjo histori.
Djali i Remzi Hoxhës: Po nuk gjetëm drejtësi, do ta vendosim vetë
“Do të kërkojmë drejtësi në instanca ndërkombëtare, po nuk gjetëm dhe atje, i kthehemi drejtësisë popullore të Lekë Dukagjinit”. Kjo deklaratë është e
Ardian Hoxhës , djali i Remzi Hoxhës , shqiptaro-maqedonasit të rrëmbyer e zhdukur 18 vite më parë, në një intervistë për Gazetën Shqiptare.
Ardiani akuzon sërish se maxhoranca e kaluar sot në opozitë ka gisht në zhdukjen e babait të tij, por shpreson që kryeministri i ri Rama të bëjë drejtësi.
Tragjedi klandestinësh në brigjet siçiliane dhe nje skenar i njohur
Një ngjarje që është zhvilluar me një skenar të njohur për shumë shqiptarë, ka zënë sot edicionet italiane të lajmeve, paralelisht me krizën qeveritare. Një peshkarexhë me emigrantë klandestinë nga Afrika e Veriut, është pikasur sot paradite në afërsi të bregut të Raguzës, Siçili nga autoritetet detare italiane. Trafikantët kanë detyruar refugjatët të hidhen në det, madje edhe me goditje dhe rrahje, në përpjekje për t’i shpëtuar Rojes së Financës dhe karabinierëve. Por shumëkush prej klandestinëve nuk dinte not, dhe si rezultat janë mbytur 13 vetë.
Qeveria shtyn “nëpunësin civil”, shpëton pyllin e Krujës dhe emëron Artan Lamen tek ALUIZNI
Një seri vendimesh janë marrë në mbledhjen e qeverisë që nisi në orët e pasdites, ku spikat çështja që është debatuar javën e fundit në nivel politik mes mazhorancës dhe opozitës: Qeveria vendosi me një akt normativ që të shtyjë hyrjen në fuqi të ligjit ‘për nëpunësin civil’. Vendimi u arsyetua për shkak të mungesës së akteve nënligjore për këtë ligj, çka e bën atë të pazbatueshëm. Kështu, efektet e ligjit do të fillojnë gjashtë muaj pas hyrjes së tij në fuqi më 1 tetor.
Letër e hapur e stafit: ILDKP, bahçe private e Zana Xhukës
Një e-mail dërguar gjithë mediave, që cilësohet si i shkruar nga gjithë stafi i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, e që i drejtohet kryeministrit Rama, ekspozon të gjithë ankesat e punonjësve të ILDKP-së ndaj drejtueses që zëvendësoi Adriatik Llallën, ish zv.ministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka. Nga ILDKP këto kohë kanë dalë shumë lajme, asnjëri për mirë, por në këtë letër të hapur janë përmbledhur të gjitha së bashku. Teksti më poshtë:
LETRA E STAFIT TË ILDKP, DREJTUAR KRYEMINISTRIT RAMA
“I nderuar Kryeministër!
S.Tufa: kartelën psikike të Berishës, e zhduku SHIK-u nga spitali nr.5
“Po. Dihet nga të gjithë ne se ai ka pasur një kartelë psikiatrike në spitalin 5, ku vizitohej shpesh dhe merrte ilaçet përkatëse. Por një ditë punonjësit e SHIK-ut të tij shpërthyen kartotekën e spitalit dhe zhdukën kartelën e Saliut. Ndërsa mjeku që kuronte Berishën, nga presionet sistematike që i bëheshin për të mos nxjerrë sekretin e sëmundjes së Berishës u detyrua të arratisej jashtë shtetit. Kjo është e vërteta. Përveç kësaj, ai ka qenë dhe spiun i sigurimit.
Emërimi i administratorit të Kokëdhimës në Albpetrol, reagon PD
Është fjala për një emërim në veçanti, nga aradha e emrave të drejtuesve të rinj nëpër struktura shtetërore, që shkaktoi komente virale më shumë se të tjerët: Drejtori i ri i Albpetrolit, Endri Puka. Shumëkush e lidh këtë emër me botuesin dhe tashmë deputetin Koço Kokëdhima, edhe pa deklaratën e sotme për shtyp të Partisë Demokratike. Kësisoj, nuk mund të mungonte reagimi i PD-së me anë të zëdhënëses Laura Vorpsi. Vorpsi ka thënë se Puka njihet botërisht si krahu i djathtë i Koço Kokëdhimës, i cili me këtë emërim ka konflikt interesi.
Një ditë shi, dhe vjen pushteti i ujit
Një ditë shirash të fuqishëm dhe problemet e para janë shfaqur në gjithë territorin e vendit. Në veriperëndim, rezulton i përmbytur aksi hyrës që lidh superstradën Tiranë-Shkodër me Shëngjinin. Probleme po kështu janë krijuar edhe në bulevardin kryesor të qytetit të lezhës, si dhe në lagjen “11 janari” ku uji ka mbuluar rrugët. Edhe në Shkodër janë krijuar zonat e para të përmbytura, ndërsa në veri të qytetit, rruga që lidh Shkodrën me Dukagjinin është bllokuar pasi lumi ka dalë nga shtrati, duke krijuar probleme në komunën Postribë.
KESH, OST, Albpetrol etj, ministri Gjiknuri ndërron krerët
Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri të ditur ditën e sotme disa emërime të reja në disa prej shoqërive aksionere dhe institucionet e varësisë.
Në një njoftim të saj, ministria thekson se vendimi për emërimin e krerëve të këtyre institucioneve u mor në mbledhjen e Këshillave Mbikëqyrës përkatës. Disa prej emërimeve më të rëndësishme janë kreu i ri i KESH, i cili do të jetë Agron Hetoja, kreu i Kompanisë Albpetrol sh.a. do të jetë Endri Puka dhe kreu i OST, Engjëll Zeqo.