“Më bënë kokë turku, më kërkuan para, më shkatërruan”, thotë ish vartësi i Mediut

Postuar në 01 Tetor, 2013 04:45

Armand Tartari, ish punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes, është i dënuar me 1 vit burg për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit. Tartari është arratisur nga vendi ynë dhe ka shkuar në Francë një ditë pas dënimit njëvjeçar. Gazeta Dita bën me dije se ai ka folur për të përditshmen franceze “L’Humanite”. Në fakt dëshmia e tij është ajo e një njeriu që kërkon azil politik në Francë dhe si e tillë mund të jetë edhe e deformuar. Tartari rrëfen për një premtim të Fatmir Mediut, ish- Ministër i Mbrojtjes, për të dalë pa lagur nga kjo histori.

Tartari, ish- drejtor ekonomik në MM, thotë se është bërë kokë turku.

“Pesë vjet pas shpërthimit të Gërdecit, një drejtësi e korruptuar bën viktima të tjera nga një proces i padrejtë. Jemi pak a shumë 15 funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes që po bëhemi ‘koka turku’. Refuzoj ta pranoj sepse fajtorët e vërtetë nuk janë hetuar ende,” shprehet Tartari. Ai thotë se kur iu dha dënimi “bota m’u shemb para këmbëve. Ministri i Mbrojtjes më kishte siguruar që nuk rrezikoja gjë”. Tartari thotë se u arratis duke lënë gruan dhe dy vajzat e vogla në Tiranë. Ai shprehet se atij i kanë kërkuar 100 mijë euro për të anuluar dënimin, ndërsa thekson se një tjetër ka dhënë 500 mijë euro për anulimin e vendimit. Pra, mirë që ua kanë shkatërruar karrierën dhe jetën për përfitimin personal të të pushtetshmëve, por edhe i kanë zhvatur për “t’i shpëtuar” nga drejtësia.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

“Më bënë kokë turku".

Pse si ishe ti perpara, a nuk ishe koke turku aty ku ishe ne MM ?!?! Mire ta bene. Ha,ha,ha.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Nuk me vjen aspak keq per kete Tartarin ! Nga mbiemri duket sikur eshte pinjol i atyre familjeve bjellogardiste qe sollen ne fuqi Zogun , dhe me te drejte e shkreta "vitkime' nuk ka nga ta dije se "lufta" per Shqiperine dhe Shtetin e Shqiptareve si dhe integrimin e tij ne Europe , fillon ne institucionet e kapura te shtetit shqiptar !

Po te mos t'i kishte "hapur" rruge Ministrit , nuk do te ishte ne kete pozicion ku gjendet sot , por do te ishte pa pune rrugeve ! Por edhe "qendresen" mundet ta kishte "shperblyer" me "arratisje" ne France , por pa i sjelle keto deme vetes ! Tani fjalet jane te teperta ! Vepra e kryer kunder Shtetit Shqiptar , me pasoje rrezikimin e mosfutjes ne NATO , humbjen e 27 jevete te pafajshme , te 365 te plagosurve , shkaterrimin totalisht te 350 shtepijave dhe 4000 bisneseve , me vjen keq , por ka edhe "firmen" tende !

Kam pershtypjen se nuk e ke te drejten morale per te folur gazetave ! E kishe shancin perpara gjemes , apo perpara drejtesise te beje gjithcka ! Tani "viktimat" reale , i ka tretur dheu , se bashku me denimin tend ! Shiko mos te hyn ne pune ajo shprehja e Sali Barishes , "bashkefajtor dhe bashkevuajtes " ! Kuptohet "bashkevuajtes" me viktimat , sepse nuk ke se me ke e ndan tjeter "vuajtjen" !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.