Tragjedi klandestinësh në brigjet siçiliane dhe nje skenar i njohur

Një ngjarje që është zhvilluar me një skenar të njohur për shumë shqiptarë, ka zënë sot edicionet italiane të lajmeve, paralelisht me krizën qeveritare. Një peshkarexhë me emigrantë klandestinë nga Afrika e Veriut, është pikasur sot paradite në afërsi të bregut të Raguzës, Siçili nga autoritetet detare italiane. Trafikantët kanë detyruar refugjatët të hidhen në det, madje edhe me goditje dhe rrahje, në përpjekje për t’i shpëtuar Rojes së Financës dhe karabinierëve. Por shumëkush prej klandestinëve nuk dinte not, dhe si rezultat janë mbytur 13 vetë. Agjencitë italiane të lajmeve njoftojnë se numri i viktimave kishte për të qenë shumë më i madh, por ushtarakë dhe banorë të zonës u erdhën në ndihmë klandestinëve që llogariten në 200. Edhe pse shumë afër bregut, viktimat nuk kishin mundësi ose fuqi të notonin për pak dhjetra metra. Shumë nga emigrantët që arritën tokë ia kanë mbathur, ndërsa dy prej emigrantëve u ndalën nga policia, të dyshuar si skafistë.
a.k
Comments
"Një peshkarexhë me emigrantë
<p>"Një peshkarexhë me emigrantë klandestinë nga Afrika e Veriut, ....."</p><p>Keto te shkrete njerz vijne nga bota e ligjit te <span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">SHERIATIT ku nuk zbatohen parimet e te Drejtave te Njeriu te botes prendimore.</span></p>
Add new comment