KESH, OST, Albpetrol etj, ministri Gjiknuri ndërron krerët

Postuar në 30 Shtator, 2013 06:34

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri të ditur ditën e sotme disa emërime të reja në disa prej shoqërive aksionere dhe institucionet e varësisë.

Në një njoftim të saj, ministria thekson se vendimi për emërimin e krerëve të këtyre institucioneve u mor në mbledhjen e Këshillave Mbikëqyrës përkatës. Disa prej emërimeve më të rëndësishme janë kreu i ri i KESH, i cili do të jetë Agron Hetoja, kreu i Kompanisë Albpetrol sh.a. do të jetë Endri Puka dhe kreu i OST, Engjëll Zeqo.

“Pas mbledhjes së Këshillave Mbikqyrës përkatës, janë kryer ndryshime në drejtimin e shoqërive aksionere sa më poshtë:

1.   Këshilli Mbikëqyrës i Koorporatës Elektroenergjitike (KESH) ka shkarkuar drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Z. Agron Hetoja.

2.   Këshilli Mbikëqyrës i Kompanisë Albpetrol sh.a. ka shkarkuar nga detyra drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Z. Endri Puka.

3.   Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ka shkarkuar nga detyra drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Z. Engjëll Zeqo.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, z.Damian Gjiknuri ka firmosur emërimet e drejtuesve të institucioneve të varësisë sa më poshtë:

1.   Z. Adrian Çela emërohet Kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT).

2.   Z. Viktor Doda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH).

3.   Z. Rrapush Tola emërohet drejtues i Repartit Inspektim Shpëtim-Miniera (RISHM).

4.   Z. Dael Dervishi emërohet Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.