Arkiv-Lajme
Shtetasit britanikë më të prilegjuarit për viza, të fundit, pas Afrikës së Jugut, shqiptarët
“Henley&Partners”, Indeksi i Kufizimeve Vjetore të Vizave të vitit 2013, bën renditjen e shteteve, qytetarët e të cilëve kanë akses më të madh në lëvizjen nëpër botë. Nënshtetasit britanikë janë më të priviligjuarit përsa i përket lëvizjes së lirë në të gjithë botën.
Ministri Naço: Komisioneri për të Drejta Personale mbylli portalin e ministrisë
Bllokohet nisma e qeverisë “STOP KORRUPSIONIT!”
Shënim/ Blair në karrigen e Kryeministrit shqiptar: Një simbolikë aspak e gjetur, as etike, as protokollare dhe as shqiptare
“Sot u ul në krye të tryezës së Këshillit te Ministrave lideri i madh dhe miku i madh i shqiptarëve Tony Blair, që së bashku me Bankën Botërore do të na mbështesë në ngritjen e Njësise Speciale të Prioriteteve të qeverisë. Mbledhja ishte e paharrueshme, biseda mbresëlënëse dhe rruga e punës së përbashkët e hapur më së miri. Thank you TB”, shprehet jo pa entusiazëm Rama, pas mbledhjes së djeshme të qeverisë, të cilën në mënyrë simbolike “e drejtoi” Toni Blair.
Mbyllet Statuja e Lirisë! Ligjvënësit amerikanë po e vënë ndër këmbë imazhin e këtij vendi, thonë me keqardhje vizitorët e zhgënjyer
Obama paralajmëron rrezikun e falimentit. Mbyllja e qeverisë ka lënë mbi 700 mijë punonjës me pushime të pacaktuara dhe të papaguara, si dhe mbylli parqet kombëtare, vendet turistike, faqet e internetit të qeverisë, ndërtesat qeveritare dhe shumë të tjera.
Pa paqe edhe në varr, se…të jesh hero në Shqipëri duhet të varrosesh dhe çvarrosesh disa herë, shkruan Ben Andoni në “Java”
Dy “Heronjtë e Popullit” Qemal Stafa dhe Vasil Shanto, janë të vetmit që i kanë shpëtuar dy regjimeve të fundit dhe prehen në “Varrezat e Dëshmorëve”. Por, Enver Hoxha, Hysni Kapo, Myslim Peza, Nako Spiru, Gogo Nushi, Josif Pashko nuk ia dolën dot. Tek VIP-at e ndjerë heronj është shtuar edhe Azem Hajdari, por në një varr në ekstremin tjetër të Qemal Stafës, aty ku dikur ishte varri i Enverit.
Një “Otranto” tjetër edhe më e rëndë në brigjet italiane. Napolitano: Duhet ta ndalim patjetër këtë masakër njerëzore!
Të paktën 94 persona vdiqën, ndërkohë që 200 të tjerë janë të humbur, pasi një anije e mbushur me klandestinë afrikanë mori flakë dhe u mbyt pranë brigjeve të Lampeduzës në Itali. Për shkak të numrit të madh të të humburve, tragjedia mund të rezultojë një nga më të rëndat në historinë e klandestinëve afrikanë që kërkojnë të arrijnë në Europë.Mes viktimave janë edhe të paktën tre fëmijë dhe dy gra shtatzëna.Tragjedia vjen pak ditë pasi 13 emigrantë u mbytën në brigjet e Sicilisë.
Rama: “Të flasim seriozisht tani!” Vetëm 5 herë...
Në një bisedë pothuaj 3-orëshe të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni Klan, Edi Rama dhe Blendi Fevziu shkëmbyen shpotira, sarkazma, ironira e batuta në kurriz të njëri-tjetrit dhe të shumë të tjerëve që nuk ishin të pranishëm në studion e Klanit. Po të gjykojmë nga shprehja e Ramës “Të flasim seriozisht tani”, i bie që vetëm 5 herë ai të ketë folur seriozisht gjatë debatit me Fevziun.
Siç duket Rama ka harruar që sot është Kryeministër i vendit dhe jo Ministër i Kulturës i sapokthyer në Tiranë, pas një jete boheme në rrugët e Parisit...
E.Zaloshnja
Për Ngjelën kam respekt edhe kur ia fut kot. Krenar për vajzat drejtore - thotë Rama
Kryeministri Edi Rama, komentoi në emisionin “Opinion” kritikat që rezervoi ndaj tij Spartak Ngjela për emërimet e fundit. “Ngjela është aset opozitar i këtij vendi, kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes. Ka konsideratën dhe respektin tim edhe kur realisht ia fut kot,” tha Rama.
Të kyçësh qeverinë
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka nisur mbylljen e shumë agjencive pas dështimit të Kongresit për të rënë dakord mbi një ligj të përkohshëm të buxhetit. Kjo është hera e parë në 17 vjet që Qeveria e Shteteve të Bashkuara detyrohet të mbyllet pjesërisht.
Trupat amerikane do të mbeten në detyrë, ashtu si edhe shërbimet e tjera jetike, të nevojshme për sigurinë kombëtare, si: dërgimi i postës, kontrollimi i trafikut ajror, patrullimet kufitare dhe zbatimi i ligjit.
Kina ndalon një shfaqje kosovare - shkruan Zëri
Autoritetet kineze kanë pamundësuar pjesëmarrjen e trupës teatrore të Qendës “Multimedia” në edicionin e 7-të të Shanghai International Experimental Theatre Festival (SIETF), të cilin e organizon Shanghai Theatre Academy, dhe që mbahet nga data 10-18 tetor 2013.