Kina ndalon një shfaqje kosovare - shkruan Zëri

Autoritetet kineze kanë pamundësuar pjesëmarrjen e trupës teatrore të Qendës “Multimedia” në edicionin e 7-të të Shanghai International Experimental Theatre Festival (SIETF), të cilin e organizon Shanghai Theatre Academy, dhe që mbahet nga data 10-18 tetor 2013.
“Multimedia” ka qenë e ftuar të marr pjesë në këtë festival me shfaqjen politike “Yue Madeleine Yue”. Ekipi i shfaqjes “Yue Madeleine Yue” ka udhëtuar nga Shanghai më datë 10 tetor. Autoritetet kineze njëherë kishin aprovuar vizat për trupën kosovare, por pastaj, pas tre ditësh, vizat janë anuluar. Qendra “Multimedia” këtë vendim e quan arbitrar dhe sipas tyre ka konotacione politike. Aktoret e lidhin me ndikimin e Beogradit.
“Qendra “Multimedia” u bën gjithashtu thirrje edhe autoriteteve zyrtare në Beograd që t’u japin fund shantazheve primitive, me anë të të cilave ata po bëjnë përpjekje që, kudo dhe kurdo që të jetë e mundur, të pamundësojnë pjesmarrjen e artistëve kosovarë në ngjarje të ndryshme kulturore ndërkombëtare”, - thuhet në një reagim të botuar nga e perditshmja kosovare Zëri.
“Yue Madeleine Yue” është një dramë politike për romët e padëshiruar në Europë. Ishte shfaqur me pare në Austri, Gjermani, Kroaci, Serbi e Kosovë. a.n.
http://www.zeri.info/artikulli/16459/autoritetet-kineze-ndal...
Comments
.Pekini therret, Tirana nuk
<p>.Pekini therret, Tirana nuk pergjigjet!</p><p>Para nja dhjete vitesh Kina, me shume kostance dhe largpamesi ne politiken e saj te jashtme,ka filluar te interesohet per zonen e Ballkanit duke dashur te rimarre nje fije qe ishte shkeputur ne vitet '90. Kte fill e gjeti gati ne Beograd sepse Tirana ishte teper amerikane dhe e ngaterruar se tepermi me probleme "madhore"euroatlantike. Ne vend qe edhe shteti yne te hapej ndaj nje ekonomie qe ka derdhur mbi 300 miliarde dollare ne investime te jashtme dhe te rimerrte nje miqesi te vjeter, qe megjithese e ndertuar ne kohera te tjera mund te ishte ende e vlefshme ne kushtet e sotme, i ka hapur syte vone per ta pare doren e shtrire te nje superfuqie. Mbase i ka patur gjithnje te mbyllur</p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Ja pse Kina edhe ne ceshtje kulturore si kjo e vizave per shqiptaret e Kosoves, merr me pare ne telefon atje, ne Beograd, sepse atje ka investuar dhe ka nje dere te hapur prej vitesh nga e cila qendron pararoje ne mbrojtje te interesave te saja ne Ballkan. </span></p>
Add new comment