Mbyllet Statuja e Lirisë! Ligjvënësit amerikanë po e vënë ndër këmbë imazhin e këtij vendi, thonë me keqardhje vizitorët e zhgënjyer

Obama paralajmëron rrezikun e falimentit. Mbyllja e qeverisë ka lënë mbi 700 mijë punonjës me pushime të pacaktuara dhe të papaguara, si dhe mbylli parqet kombëtare, vendet turistike, faqet e internetit të qeverisë, ndërtesat qeveritare dhe shumë të tjera.
Një prej pikave turistike të Amerikës, Statuja e Lirisë, shikohej pardje nga larg, por nuk mund të prekej, pasi mbyllja e pjesëshme e qeverisë federale shkaktoi edhe mbylljen e disa prej pikave turistike të Amerikës.Turistët të mbledhur në cepin jugor të Manhattanit prisnin të hipnin pardje në tragetin që do t’i çonte tek Statuja e Lirisë, por Zonja Liberty, me pishtarin e dritës që mban në dorë, ishte e mbyllur për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane. Turistët mund ta shihnin por vetëm nga trageti, që i çon turistët në pikat e njohura të Nju Jorkut: Ishulli Liria dhe Ishulli Ellis aty pranë. Në kohë normale, miliona visitorë vijnë këtu çdo vit.
Për disa turistë, mbyllja e qeverisë ishte më shumë se sa zhgënjyese. “Mendoj se imazhi i Amerikës është demtuar rëndë, ka rënë për tokë”, thotë i indinjuar një turist briranik. “Nuk mund ta besoj që një Kongres mund të mbajë peng popullin e vet, madje kam përshtypjen se ligjvënësit duan të armiqësojnë popullin amerikan dhe ta zemërojnë atë, thotë një turiste tjetër nga australia.
Zh.
Add new comment