Për Ngjelën kam respekt edhe kur ia fut kot. Krenar për vajzat drejtore - thotë Rama

Postuar në 03 Tetor, 2013 15:28

Kryeministri Edi Rama, komentoi në emisionin “Opinion” kritikat që rezervoi ndaj tij Spartak Ngjela për emërimet e fundit. “Ngjela është aset opozitar i këtij vendi, kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes. Ka konsideratën dhe respektin tim edhe kur realisht ia fut kot,” tha Rama.

Kryeministri deklaroi se nuk është problem që nuk njihet drejtori i Doganave, pasi as në vendet perëndimore nuk i njeh kush. Duke komentuar akuzat për drejtoreshën e Tatimeve se ajo nuk ka marrë provimin e kontabilitetit dy herë, Rama tha: “Drejtoresha e Tatimeve ka studiuar në këtë fushë. Është marrë drejtpërdrejt me botën e sipërmarrjes. Ka punuar në sistemin bankar”.

I pyetur per akuzat e PD se deputeti Kokedhima po vendos drejtore en shtet, drejtoret e bizneseve te tij private, Rama tha se është krenar për vajzat që drejtojnë institucionet e rëndësishme. “Kemi vendosur vajza në krye të disa institucioneve të rëndësishme. Jam krenar që pjesa barbare e përqesh këtë. I kemi provuar ata me bark të madh, edhe ata me mustaqe apo yndyrë në gojë,” tha Rama. Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Respekt per pergjigjet qe vijon te jape Kryeministri ne OPINION. Bravo!

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Problemi jot eshte i anasjellte mer Edvin, ti ia fut kot edhe kur te respektojne........

Submitted by bbb (not verified) on

Kryeministri shoku Edi Rama, komentoi në emisionin “Opinion” kritikat që rezervoi ndaj tij Spartak Ngjela për emërimet e fundit. “Ngjela është aset opozitar i këtij vendi, kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes. Ka konsideratën dhe respektin tim edhe kur realisht ia fut kot,” tha Rama. Kurse per Ilir Floririn tha shoku Edi, kam respetk edhe kur behet paterice e Saliut, edhe kur behetpromotor i korrupsionit...ndaj tha shoku Edi LSIne e kam aleat strategjik edhe kur ajo ben zullume. Rama tha se me Ngjelen nuk ka ngrene ngjala ne Gjirin e Lalezit ndaj skish si ta benrte minsiter Drejtesie.

Submitted by RP (not verified) on

me mustaqe dhe yndyre mbase,por tullace si Fevziu kane kaluar pa prove

Submitted by bbb (not verified) on

I pyetur per akuzat e PD se deputeti Kucko Kokevrima po vendos drejtore ne shtet, drejtoret e bizneseve te tij private, Rama tha se është krenar për vajzat e Kuckos që drejtojnë institucionet e rëndësishme. “Kemi vendosur vajza qe i njef Kocua në krye të disa institucioneve të rëndësishme. Jam krenar që pjesa barbare e përqesh këtë. I kemi provuar ata me bark të madh, edhe ata me mustaqe apo yndyrë në gojë...ti provojme dhe keto vajkza te Kuckos se nuk u be qameti...Shqiperia eshte bere prej kohesh lesh arapi,” tha Rama.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

A mund te ma sqarosh pak me me hollesi se cfare kuptohet me " Ti provojme edhe ato vajzat nje here, se ata me mustaqe dhe me gjalpe i kemi provuar".......e kam fjalen me cfare kuptohet me T'I PROVOJME......lol....

Submitted by Albi (not verified) on

Sa per te qene korrekt zoti Rama, fotot e Drejtoresh se re te Tatimeve jane marre nga facebooku i saj jo vetem nga RD po nga te gjitha faqet e shtypit. Nje faqe e sapohapur sepse me pare emri i saj nuk figuronte ne internet. Te mos jene persona publik, edhe lejohet, po qe te mos kene as nje "record" historik kjo eshte icik si e ekzagjerume.

Submitted by Gjon (not verified) on

A mund te publikoje CV-te e ketyre drejtoreve e drejtoreshave, keshtu secili mund te gjykoje nese jane te afte apo kane eksperiencen e duhur per ate post. Ja ashtu thjesht per hir te asaj trasparence qe aq shume e permendi para zgjedhjeve.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Sado te papershtatshme apo te kritikueshem te duken (ose edhe te jene, fundja) te emeruarit, mua me tregojne dhe dicka tjeter qe me ben deri diku optimist - jane persona qe dikush i zgjedh per te "tronditur" nje skeme qe eshte mahisur gjate; avantazhi i nje personi pa eksperience do ishte psh mungesa e rekordeve negative (duke mos patur hic), gje qe e ben me pak vulnerabel ndaj ndonje stuhije politiko-mediatike qe do provokonte ndonje ndryshim i forte statuskuoje ne fushat e qarkullimit te parase, dhe te kontributit per shtetin... Besoj se futja ne strukture te rregullt te tregetise dhe ekonomise do krijoje perkohesisht tensione te forta, ndaj nje person i tille duket i pershtatshem per reagimin ndaj presionit nga poshte, dhe bindjen ndaj atij nga larte. Ne fund te fundit ta themi qe politikat dhe strategjite nuk i krijojne keto pozicione, por edhe nese kane pjese, nuk besoj se mungon keshilla nga ata qe kane me teper eksperience; e rendesishmja eshte te mos kete ngerce ne vendimarrje. Te shohim.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Problemi mor zotni eshte se nuk duhet shume kohe per te krijuar nje rekord negativ dhe i bie qe sipas asaj qe thua ti te rekrutohet nje axhami tjeter, vetem per faktin qe ka rekord te paster, dmth qe nuk ka rekord fare.....e keshtu me rradhe deri sa te fillojme te bejme ministra te porsalindurit qe jane vertet pa rekord, nese nuk llogarisim sa here ne dite dhje.sin ne breke.....

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Daje, kendveshtrimi im eshte qe keta jane mjeti (jo qellimi), dhe nga zgjedhja e ketij mjeti supozoj qellimin. Nuk besoj se ai qe i emeron nuk di kshu gjerash. I kane varur nje kembore Rames, dhe do ta tunde, kurse ne fyellin kemi.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Ne rregull, jam dakord me ate qe secili i bie vegles se vet muzikore, Rama tund kemboren, ne i biem fyellit.......por problemi eshte se po i rame ne fyellit kot, qe i biem ne kot sa mo s'mundim, nuk bie sheqeri ne fun, amo po e tundi Rama kemboren gabim, atehere paguajme edhe neve qe i biem fyellit, ketu e ka hallin Daja.

Submitted by davidi (not verified) on

rama eshte bere nje demagog egocentrik si dikur fatos nano. pergjigje me lojra fjalesh e pseudo ironi

Submitted by Stavri B (not verified) on

Pa dashur te merem me Dretoreshen e Tatimeve sepse nuk e njoh, po merem me provimin e kontabilitetit. Po sikur zonja ne fjale ta kish mare provimin e kontailitetit duke dhene ca para nen dore ?! Pyetja nuk do ishte bere ne emisionin ne fjale, ndersa per zonjen do thoshin qe eshte kontabliste e perkryer. Te gjithe e dine qe ate provim mund ta maresh ne disa menyra, ku nje nder to eshte edhe dhenia e rryshfetit.

Submitted by bbb (not verified) on

Ngjela për Kokëdhimën: Njeri i palarë, armik i sapunit e ujit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.