Arkiv-Lajme

Imami e Ksera “kandidatë” për në burg?

Postuar në 06 Tetor, 2013 15:03

Duket se kohët e pagjumësisë për ish-ministrat e Qeverisë Berisha po nisin shumë shpejt.

Burime nga organi i akuzës për "A1Report" bëjnë me dije se hetimet janë ende të hapura, ku dhe vetë ministri Ksera mund të thirret për t'u marrë në pyetje nga grupi hetimor. 2 punonjësit e tij mbahen ende në burg pas shkeljeve në Ministrinë e Punës e të Çështjeve Sociale.

Enver Hoxha në raportet britanike të Luftës: “kur humbet balancën,bëhet i pamundur”

Postuar në 06 Tetor, 2013 12:23

Në një dossier sot tek Panorama, vjen raporti i Majorit W. Smith, hartuar për zyrën e luftës së Britanisë së Madhe në qershor 1944. Majori britanik, që ishte nr. 2 i misionit britanik të SOE (Special Operations Executive), thuhet se e ka shkruar këtë dokument pas 8 muajsh qëndrimi pranë forcave partizane, dhe në të jepen vlerësime për figurat e luftës. Enver Hoxha komentohet si kukull e emëruar në krye të Forcave të Armatosura dhe lider i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar.

Assad: Perëndimi ka më shumë besim te al-Kaida sesa tek unë

Postuar në 06 Tetor, 2013 10:57

Në një intervistë që pritet të dalë në numrin e nesërm të revistës Spiegel, Presidenti sirian Bashar Assad flet në lidhje me inspektimet e armëve kimike në Siri, për zgjedhjet e reja të mundshme dhe rolin e Gjermanisë , Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në krizën e vendit të tij.

Ai gjithashtu vazhdon të mohojë me forcë sulmet me armë kimike kundër civilëve dhe opozitës së armatosur. "Nuk i kemi përdorur ne armët kimike", thotë ai për revistën. "Kjo është një anomali. Sikurse dhe portretizimi që më keni bërë mua si një njeri që vret popullin e vet. "

Kryetari PD, Basha sot fut mes fjalive edhe fjalët “atentat” dhe "pritë"

Postuar në 06 Tetor, 2013 09:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron shtyrjen e ligjit të nëpunësit civil, një atentat të rëndë që i është bërë konsensusit të 30 majit. Ai deklaroi se opozita është në dialog të vazhdueshëm me qytetarët për rrezikun që i kanoset me shkelmimin e konsensusit, sipas Balkanweb. Gjëja që bie në sy në fjalimet e fundit është strategjia e re verbale e Z.

Portret: Dorian Duçka, zv/Ministri i ri i Energjisë e Industrisë, me shumë lidhje të rëndësishme ndërkombëtare, njeriu i besuar i Ilir Metës

Postuar në 06 Tetor, 2013 08:21

Ka qenë Habion Hasani te Dita që i ka hapur një dritare më vete dje z. Dorian Duçka, i emëruar së fundmi zv/Ministër i Energjisë dhe Industrisë, e drejtuar nga Damian Gjiknuri.  Nga të gjithë zv/Ministrat, disa edhe të përfolur nga maxhoranca, figura e z. Duçka shquhet nga të tjerët për një kredo të fortë politike. Emri i tij njihet kryesisht në rrethet e diplomacisë,  sidomos për lidhje dhe marrëdhënie kyçe me figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë këtu figura në rangjet e diplomacisë por dhe aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë që operojnë në sektorin e energjisë.

Vasili: Spastrime? Është i njëjti ligj me të cilin ka punuar PD-ja. Kanë bërë gjë spastrime ata?

Postuar në 06 Tetor, 2013 07:32

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili gjatë një interviste në studion e ABC News ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend si për ligjin e nëpunësit civil dhe kalimin tek LSI-ja të deputetit të PR-së Luan Duzha.

Lufta për nënë Terezën: Shkupi, përmendore 18 m. të lartë dhe i vë emrin e nobelistes segementit maqedonas të Korridorit 8

Postuar në 06 Tetor, 2013 06:13

P { margin-bottom: 0.08in; }

Në luftën për të “përvetësuar” emrin dhe bashkë me të edhe imazhin e nënë Terezës, Maqedonia duket që ka kaluar para Shqipërisë.

Sipas gazetës shqip Koha që botohet në Maqedoni, qeveria e këtij vendi do t'i vërë emrin e Nënë Terezës “Korridorit 8” (që lidh Shkupin me Bullgarinë dhe Shqipërinë, një pjesë e së cilës do të duhet të përfundojë në vitin 2017), madje dhe një kartëmonedhë e re do të mbajë figurën e saj.

Plas skandali i parë: Ministria e punës, me një hotel të fshehtë brenda!

Postuar në 06 Tetor, 2013 05:08

Ka qenë gazeta Dita që ka plasur flluskën e parë të mahisur të ish-qeverisjes, duke treguar se ç'ndodhte brenda ministrisë së Punës të drejtuar nga Spiro Ksera. Titulli cinik i gazetës, "bravo re Spiro" shpjegon gjendjen jo vetëm të gazetarëve por dhe të lexuesve, kur marrin vesh që brenda Ministrisë ishte një suitë banimi për ministrin, me TV LCD, me kuzhinë, dhomë gjumi me tualet, e shtrirë në 120 metra katrorë. Me siguri stërmunfohej duke punuar deri në orët e vona të natës.

Rama me deputetët, për t’u prerë rrugë kërkesave për “kushërinjtë”?

Postuar në 06 Tetor, 2013 04:00

Sot kanë dalë dhe detajet nga mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PS, zhvilluar në Linzë. Duket se një nga arsyet e mbledhjes ka qenë preokupimi me kërkesat që deputetët bëjnë për të punësuar “kushërinjtë” e tyre në drejtoritë e reja të adminsitratës.  

Rama është shprehur i prerë në lidhje me punësimet në administratë, sipas asaj që publikon sot Panorama. “Kush kërkon drejtori për kushërinjtë, duhet të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, pasi ka konflikt interesi”, u është drejtuar Rama deputetëve.

Dash Shehi: Do ketë rrjedhje të tjera nga e djathta drejt pushtetit

Postuar në 06 Tetor, 2013 02:59

Në një intervistë  për Luis Tanushin te “Shekulli”, Dashamir Shehi, edhe vetë i zgjedhur deputet nga listat e PD-së, parashikon rrjedhje të tjera nga e djathta.  Kjo “modë” u nis nga vetë PD dikur me Xhuvelin, zgjedhjen e Presidentit Topi, Metën...

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme