Lufta për nënë Terezën: Shkupi, përmendore 18 m. të lartë dhe i vë emrin e nobelistes segementit maqedonas të Korridorit 8

Postuar në 06 Tetor, 2013 06:13

P { margin-bottom: 0.08in; }

Në luftën për të “përvetësuar” emrin dhe bashkë me të edhe imazhin e nënë Terezës, Maqedonia duket që ka kaluar para Shqipërisë.

Sipas gazetës shqip Koha që botohet në Maqedoni, qeveria e këtij vendi do t'i vërë emrin e Nënë Terezës “Korridorit 8” (që lidh Shkupin me Bullgarinë dhe Shqipërinë, një pjesë e së cilës do të duhet të përfundojë në vitin 2017), madje dhe një kartëmonedhë e re do të mbajë figurën e saj.

Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për gazetën indiane “Times of India”. Emrin e Nënës Terezë tashmë e mbajnë Qendra Klinike në Shkup, Spitali i Gjinekologjisë, Shtëpia Përkujtimore në pjesën qendrore të kryeqytetit. “Nëna Terezë është simbol i ri i Maqedonisë. Pasardhësit e saj vijnë këtu, çdokush e njeh, përfshirë edhe vendet e Lindjes së Mesme”, ka theksuar Gruevski. Projekte për Nënë Terezën ka paralajmëruar dhe biznesmeni indian Subrajta Roj, i cili ka promovuar tashmë ngritjen e një përmendore gjigande e lartë 18 metra në sheshin e Shkupit.

Nënë Tereza është një figurë kozmopolite, por, vendet e vogla si Shqipëria e Maqedonia po luftojnë fort për të marrë “pronësinë” mbi përkatësinë e saj. Kjo “pronësi” më e pakta përkthehet në imazh ndërkombëtar.

k.c.

Comments

Submitted by Lani (not verified) on

<p>Ne Kosove e shajne sepse &quot;eshte idhujtare&quot;, dmth sepse eshte e krishtere. Dhe te jesh i krishtere ne Kosoven e sotme fatkeqesisht duhet te ndihesh keq. Turp per kosovaret patriote qe po lejojne qe ekstremistet islamike shqiptare te denigrojne figurat tona kombetare. Keshtu erdhen punet me Shqiperine tone dhe me shqiptaret: ne Kosove e shajne dhe e mohojne edhe Skenderbeun, edhe Nene Terezen. Po na merr lumi si komb!</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Edhe ne do i veme emrin Sulltan Murati pjese sone te Korridorit 8-te.</p>

Submitted by kastrioti (not verified) on

<p>e more i mjere sulltan muratin qoje te nana jote...</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.