Portret: Dorian Duçka, zv/Ministri i ri i Energjisë e Industrisë, me shumë lidhje të rëndësishme ndërkombëtare, njeriu i besuar i Ilir Metës

Ka qenë Habion Hasani te Dita që i ka hapur një dritare më vete dje z. Dorian Duçka, i emëruar së fundmi zv/Ministër i Energjisë dhe Industrisë, e drejtuar nga Damian Gjiknuri. Nga të gjithë zv/Ministrat, disa edhe të përfolur nga maxhoranca, figura e z. Duçka shquhet nga të tjerët për një kredo të fortë politike. Emri i tij njihet kryesisht në rrethet e diplomacisë, sidomos për lidhje dhe marrëdhënie kyçe me figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë këtu figura në rangjet e diplomacisë por dhe aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë që operojnë në sektorin e energjisë. Duçka paraqet një aset politik që vjen nga LSI-ja, por ai rezulton ndërkohë si një ndër personat kyç që kanë drejtuar dhe orientuar negociatat ndërkombëtare me partnerët e huaj për miratimin dhe lobimin mbi projektin e gazsjellësit TAP, projekt i cili favorizonte dhe përfshinte Shqipërinë në trajektoren e tij. Dorian Duçka ka mbajtur një profil “të tërhequr” në jetën publike politike të vendit dhe në aktivitetin publik të LSI-së, por “de facto” rezulton ai ka dhënë disa kontribute strategjike sidomos në fushën ndërkombëtare pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dallohet si një ndër njerëzit më të besuar të Ilir Metës.
k.c.
Comments
Jo vetëm i besuar por edhe

Jo vetëm i besuar por edhe kushëri i afërt.

Ky është tip inteligjent, e mesa duket i duhet pak reklamë për tu bërë i njohur brenda qeverisë.

Punë LSI-je.

Po ca thoni ore ca thoni

Po ca thoni ore ca thoni ?

Ky paska pasur ndikim tek Tap ...! ___TAP-in e beri Sala me miqesine q ekishte me presidentin e Azerbajxhanit , se Greqia bashke me Italine donin qe te na nxirnin jashte nqs ne nuk i jepnim detin grekut _-Dhe Azeret thane qe kete e vendosim ne dhe jo ju, se ne jemi pronaret e gazit _-Ndaj Shqiperia do jete pjese e Tap__Ju tani nai beni reklame ketij se na qenka shume i zoti ..loool

Ku jetoni ju ore miq ? __Ti nuk ben dot azgje me te huajin nqs ai i huaji nuk ka interes --

Keto postet per zevendesa etj nuk kane nevoje per ndonje nivel intelektise ajo pune eshte pune administrative --ku do zbatosh regullat e punes dhe kaq
Nuk eshte [pune qe kekron fantazi , mjafton te jesh njeri i regullt ne sjellje dhe ne maniera , dhe te dish mire nje gjuhe te huaj--qe te komunikosh me te huajte ne menyre dinjitoze dhe kaq ...

Hajdut i ri me perspektive i

Hajdut i ri me perspektive i LSIse...e paskan per rrace sic duket...

z. Duçka shquhet nga të

z. Duçka shquhet nga të tjerët për një kredo të fortë politike. Emri i tij njihet kryesisht në rrethet e diplomacisë, sidomos për lidhje dhe marrëdhënie kyçe me figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë këtu figura në rangjet e diplomacisë por dhe aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë.

keto qe thuhen jane mese te verteta. ajo qe eshte intresante dhe qe me pelqen eshte fakti qe ky zoteri ka punuar dhe levizur gjithinje jo ne dukje, ky nuk eshte fenomen shqiptare.

i uroj pune te mbare.

te kishte dhe shume si D.

te kishte dhe shume si D. Ducka

qe te punonin ne hije dhe te shquhen per thjeshtesine e punet e mira. Nqs kjo bote rrotullohet ne nje menyre dihet qe ka njerez te afte per ta merituar drejtimin e kesaj Rrote. Te tjerat komente mbi figuren e D.Ducka-s gjejne vend tek ata njerez qe jane mendjemedhenj por nuk e dine veten tille, jane grykesa por nuk e3 mbajne veten te tille, jane ziliqare e zullumqare por nuk jane te vetedijshem qe jane. Mr. Ducka ose Mr. Humble eshte aq i forte ne aftesite e tija ne mbare boten saqe mund te ishte tirani i rradhes per kete shqiperi te gjore. vetem e vetem po ta deshironte, por ja qe ben pjese te ai Rreth njerezish qe Thjeshtesine e ka Mjeshteri.

shkoni e shikoni pertej asaj qe dini e qe te duket o te mjere!!!

Add new comment