Enver Hoxha në raportet britanike të Luftës: “kur humbet balancën,bëhet i pamundur”

Në një dossier sot tek Panorama, vjen raporti i Majorit W. Smith, hartuar për zyrën e luftës së Britanisë së Madhe në qershor 1944. Majori britanik, që ishte nr. 2 i misionit britanik të SOE (Special Operations Executive), thuhet se e ka shkruar këtë dokument pas 8 muajsh qëndrimi pranë forcave partizane, dhe në të jepen vlerësime për figurat e luftës. Enver Hoxha komentohet si kukull e emëruar në krye të Forcave të Armatosura dhe lider i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Vlerësime të larta nëraport duket se shkojnë për Mehmet Shehun, i cili cilësohet si personalitet i shquar, komandanti më i mirë, dhe madje vlerësohet si çudi fakti pse nuk ishte ai në vend të Hoxhës. Personazhe kryesore nga lufta partizane në Shqipëri, janë analizuar me detaje në raportin e Majorit.
Pjesë nga raporti:
“Më 8 qershor u nisëm për në Odriçan… Partizanët po tërhiqeshin drejt nesh duke lëvizur drejt Përmetit. Shkuam në Odriçan, ku takova Enver Hoxhën dhe të tjerë, i cili ishte i pandërgjegjshëm për situatën, madje ishte goxha i kënaqur, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë rrinin si struci dhe nuk kishin asnjë lloj komunikimi me frontin”.
Vlerësimet:
ENVER HOXHA: Kryekomandanti i Forcave të Armatosura (një kukull e emëruar). Lider i Këshillit Antifashist të LANÇ. Personaliteti i tij është unik. Dalja e tij në Kongres u përshëndet çdo herë nga duartrokitje fanatike, që zgjatnin nga 5 deri në 10 minuta. Ai ka marrë trajnime diplomatike gjatë një kohe dhe ka një qëndrim të gatshëm nëse është në humor. Por kur shikon se e humbet balancën, bëhet i pamundur.
HAXHI LLESHI: Ministër i Brendshëm, pothuaj një individ ogurzi. Ai asnjëherë nuk flet dhe nuk e besoj që është antibritanik, por të jep përshtypjen se nuk do t’ia dijë se çfarë ndodh jashtë Shqipërisë.
SPIRO MOISIU: ...Komplet i trashë...
MEHMET SHEHU: Mjaft rinor (rreth 30-35 vjeç), shumë aktiv dhe pa dyshim komandanti më i mirë i LANÇ. Personalitet i shquar dhe është i respektuar, por shihet me frikë nga kushdo për disa arsye. Si komandant i Brigadës së Parë, ai luftoi mirë dhe brigada e tij mbeti si “shpirti i trupave”, çka është arsyeja fondamentale e suksesit të tij. Caktimi i tij si koloneli i dytë në detyrë në Divizionin e Parë, erdhi si “shok” te kushdo që priste caktimin e tij si komandant. Roli parësor i Brigadës së Parë ishte pothuaj një spastrim në veri e, për më tej, është e mundur që Mehmet Shehu të shfaqet si komandat i vërtetë, duke anashkaluar komandantin e vendosur për qëllime politike.
k.c.
E plotë:
(në foto, partizanë dhe britanikë: Behar Shtylla, Enver Hoxha, Geri Dafi, David Smajli, Spiro Moisiu, Villi Mel, Andi Hends, Ramadan-Çitaku dhe Dali Ndreu)
Comments
Nuk e di sa rrojti ky Smithi

Nuk e di sa rrojti ky Smithi por me siguri do ta kete pasur shume zor per te kuptuar se si nje kukull i emeruar mund te behet nje diktator i vete emeruar !!

Ne kete rast Oficeri anglez do ta meritonte plotesisht cilesimin qe ka bere per Spiro Moisiun!

SOE ishte sherbimi

SOE ishte sherbimi sekret,Mehmeti ishte me i miri padyshim,do ta kene rekrutuar fresket.Spiro me i trashi,dmth nuk paska qene rekrutuar,paska mbetur shqiptar,njesoj si Haxhi Lleshi.Enveri e paska pasur me dy mendje

kur humbet balancen behet i

kur humbet balancen behet i pamundur... mjaft me keto perkthime idiote!!!

"Balancen" ? Per cfare

"Balancen" ? Per cfare ....?

"I pamundur" ? Per cfare ....?

Po "peshorja" , kush eshte ? Spiuni anglez ?

Keto jane opinione te nje

Keto jane opinione te nje njeriu qe ne pak dite njohje, guxon te analizoje kush ish Enveri apo Mehmeti...Sme duket gje me vlere...Mos harrojme edhe dozen e subjektivitetit. Per Spiro Moisiun shumica e njerzve kane thene se ka qene nje hajvan keshtu qe ne kete pike ska gabuar.

Add new comment