Dash Shehi: Do ketë rrjedhje të tjera nga e djathta drejt pushtetit

Në një intervistë për Luis Tanushin te “Shekulli”, Dashamir Shehi, edhe vetë i zgjedhur deputet nga listat e PD-së, parashikon rrjedhje të tjera nga e djathta. Kjo “modë” u nis nga vetë PD dikur me Xhuvelin, zgjedhjen e Presidentit Topi, Metën...
“..rrjedhjet gjithmonë kanë qenë nga opozita drejt pushtetit. Pushteti ka gravitet të madh. Lëvizin interesa, kështu që ka ndodhur shpesh herë. Fatkeqësisht kjo është një histori e filuar nga vetë e djathta, nga PD-ja dhe nga kjo mazhorancë që sot është në opozitë. Duke filluar nga historia e Xhuvelit e duke kaluar tek zgjedhja e Presidentit Topi, tek aleanca me z.Meta, tek transferimet e deputetëve nga e majta drejt së djathtës. Kjo është një histori fatkeqësisht e përsëritur shpesh gjatë këtyre 8 viteve...”
Ikjen nga Parlamenti nga ana e grupit të PD-së, prej ligjit të statusit civil, Shehi e quan gjest politik. “Nuk është puna se sa hapësirë apo sa rregulla teknike ishin përcaktuar brenda këtij ligji. Këto janë të dorës së dytë. Këtu mundet që mazhoranca të ketë edhe njëfarë të drejte, por principi bazë ishte që ky ligj u pranua me dëshirën e të gjitha palëve. Si i tillë, duhet të respektohej me dëshirën e të gjitha palëve, përtej defekteve që mund të mbarte në vetvete, që i mbart çdo ligj…”
k.c.
E plotë:
Add new comment