Vasili: Spastrime? Është i njëjti ligj me të cilin ka punuar PD-ja. Kanë bërë gjë spastrime ata?

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili gjatë një interviste në studion e ABC News ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend si për ligjin e nëpunësit civil dhe kalimin tek LSI-ja të deputetit të PR-së Luan Duzha.
Duke iu referuar aktit normativ për nëpunësin civil Vasili u shpreh se nuk zhbëhet konsensusi dhe nuk bëhët fjalë për spastrim. Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil që ne kemi që kemi është ligji me të cilin ka punuar Partia Demorkatike vetë. Çfarë duhet të themi? Që Partia Demokratike që ka punuar me këtë ligj ka bërë spastrim?” dhe sqaroi që bëhet fjalë për ët kundërtën, për një seri aktesh nënligjore të cilat “disiplinojnë procesin”. Por, Vasili sqaroi edhe se ligji i ri, parashikon çdo vit vlerësim të performancës së nëpunësve. “Nuk thotë ligji që kushdo që hyn në atë shërbim, vdes aty duke vegjetuar”
Ndërsa kalimin e Duzhës tek LSI-ja Vasili e komentoi si lëkundje të marrëdhënies së tij me PR-në dhe “mungesë besimi”. Sesi mund të lëkundet marrëdhënia me partinë pa pasur asnjë zhvillim partiak, dhe vetëm pak javë pas nisjes së Parlamentit, kjo mbetet ende një “mister”
k.c.
E plotë:
Add new comment