Plas skandali i parë: Ministria e punës, me një hotel të fshehtë brenda!

Ka qenë gazeta Dita që ka plasur flluskën e parë të mahisur të ish-qeverisjes, duke treguar se ç'ndodhte brenda ministrisë së Punës të drejtuar nga Spiro Ksera. Titulli cinik i gazetës, "bravo re Spiro" shpjegon gjendjen jo vetëm të gazetarëve por dhe të lexuesve, kur marrin vesh që brenda Ministrisë ishte një suitë banimi për ministrin, me TV LCD, me kuzhinë, dhomë gjumi me tualet, e shtrirë në 120 metra katrorë. Me siguri stërmunfohej duke punuar deri në orët e vona të natës. Çfarë ka Shtëpia e Bardhë më shumë se Ministria e Punës e Shqipërisë, që të ketë apartamentete e Presidentit brenda?
Po kjo ëshët vetëm maja e ajsbergut. Qeveritarët e rinj kanë gjetur në bordero abuzime pa fund?: dieta 1500 euro pa dalë fare jashtë nga Shqipëria (knofirmuar nga sistemi TIMS) apo 200 milionë për të organizuar "Festën e 1 Majit", ku avulluan paratë dhe u përdorën ca flamuj të viteve më parë.
Ironia e shefit të kabinetit, siç përflitet, është se kur paraqiste për firmë shifrat e mëdha të abuzimit, u thoshte me shaka kolegëve "epo, burgu për burrat është!"
k.c.
Add new comment