Mbyllja e qeverisë amerikane, mediat botërore i quajnë republikanët "të çmendur"

Shtypi ndërkombëtar dhe Blogosfera kanë qenë plot komente mbi mbylljen e qeverisë amerikane . Shumica e shohin si problematik dhe tremben mbi pasojat.
Gazeta franceze rajonal Ouest -France e ka quajtur mbylljen e qeverisë amerikane si një "krizë të thellë të demokracisë .“
Francezja Le Monde argumenton se nuk ka " shpjegim racional " për sjelljen e republikanëve në Kongres. "Ata janë duke u përpjekur të sabotojnë presidencën e Obamës... dhe kuptimi i tyre për politikën i ngjan një lufte civile të përhershme.
E përditshmja gjermane Die Welt shkon edhe një hap më tej dhe komenton se "polarizimi politik në Kongresin e SHBA dhe pamundësia e të dyja kampeve për kompromis e ka kthyer Amerikën, për momentin , në një shtet të dështuar. "
Gazeta holandeze De Volkskrant e konsideron një tablo të zymtë dhe është e shqetësuar thellësisht se "fanatizmi me të cilin republikanët janë duke luftuar duhet të jetë një shqetësim më shumë se vetëm për amerikanët." Nëse nuk ekziston asnjë marrëveshje së shpejti në ngritjen e tavanit të borxhit të vendit, gazeta paralajmëron se "do të shkaktojë dëme shumë të mëdha kolaterale, sepse atëherë, ekonomia globale do të bjerë në një recesion të thellë."
Britanikja Independent tregohet e rreptë me republikanët, duke i quajtur veprimet e krahut të djathtë të fraksionit të saj Tea Party për të bllokuar buxhetin si një" tirani nga një pakicë ekstremiste.”
El Mundo i Spanjës i sheh republikanët "duke vepruar si piratët. Shantazhi i tyre ndaj presidentit tregon se ata kanë humbur çdo nocion të përbashkët."
Neue Zürcher Zeitung e Zvicrës nuk arrin të kuptoj se çfarë avantazhi po shpresojnë të arrijnë republikanët me taktikën e tyre të "çmendur". Ky është një "mister" , thotë gazeta, dhe "republikanët do të paguajnë një çmim për këtë llogaritje të gabuar. Kjo është një dhuratë nga perëndia për demokratët në prag të zgjedhjeve të ardhshme të Kongresit pas 13 muajsh",përfundon gazeta.
Sajti i majtë amerikan Politiko, komenton se Presidenti Obama ka marrë prej kësaj sjelljeje një fuqi që do të përkufizojë krejt presidencën e tij.
ne.su
Comments
Gazeta 66 me qender ne Qukes

Gazeta 66 me qender ne Qukes te Librazhdit thote se kriza amerikane ka lene me pasoja mendore nje mushke te quajtur Fahrije.Asaj iu be nje eko nga dentisti i kuajve dhe u zbulua se eshte shtatzene me nje autostrade te pambaruar akoma.

Obama po paguan "pasojen" e

Obama po paguan "pasojen" e mos shpalljes lufte ndaj Sirise... dhe nuk jane vetem Republikanet, por dhe konglomeratet e industrise qe sponsorizojne luftrat dhe madje edhe vete NATO-ne, qe po kerkojne "koken e tij"... Amerikes i duhet nje front i ri qe te ri-aktivizoje ekonomine, perndryshe gropa qe eshte hapur qe kur u mor vendimi per Aktin e Emergjences per Stabilizimin Ekonomik (n'2008-en), qe beri t'mirreshin 700 miliard dollare borxh, do t'i perpije te tere... "Mina ekonomike" qe shpertheu ne Detroit ka trembur shume shtete te tjera ne SHBA... ai shperthim mund t'jete krimbi qe po han mollen nga brenda! Disa po mendojne se fundi eshte afer...

@ Anonom Duhet nje president

@ Anonom

Duhet nje president i forte si Bush, qe tja lere pasardhesit ekonomine amerikane ashtu sic ja la Obames,

me breke neper kembe ;-)

P.S. Lexoje 2 here se mos nuk e kupton me te paren!

Add new comment