Arkiv-Lajme
Ikonat shqiptare në BBC e NYT (dhe një nga të arrestuarit që dilte shpesh në media)
Është një nga aksionet që ka krijuar më shumë bujë në media. Policia thotë se ka arritur që të kthejë pranë shtetit mbi 1200 vepra arti, mes tyre 229 ikona kishtare, 4 piktura murale, 522 piktura bronzi dhe 322 objekte të ndryshme. Në pranga kanë përfunduar Arben Spaho dhe Gjergji Thimo.
Brenda datës 30 nëntor do mësojmë sa borxh kemi
Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për auditimin e borxhit publik, të shndërruar së fundmi në një nga pikat më të nxehta të debatit mes maxhorancës dhe opozitës. Top Channel zbardh të plotë projektligjin, përmes të cilit Qeveria ka përzgjedhur kompaninë ndërkombëtare Deloit për t’i besuar detyrën e skanimit të financave publike. Sipas marrëveshjes, Deloit do të paguhet 85 mijë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
BE nuk ka forcë të ndryshojë politikën ndaj refugjatëve
Politika dhe realiteti nganjëherë kanë pak të bëjnë me njëra-tjetrën - kjo vlen edhe për katastrofën e refugjatëve në brigjet e Lampedusës. Kjo është një kontradiktë e patolerueshme: përderisa numri i refugjatëve që u mbytën në brigjet e Evropës vazhdon të rritet dhe vetëm në fatkeqësinë e fundit humbën jetën më shumë se 270 njerëz, politikanët në dhomat e konferencave me ajër të kondicionuar në Bruksel nuk vendosin asgjë. Ky është një veprim burracak, i pamoralshëm - dhe shkurtpamës sepse Afrikën dhe Evropën në Lampedusa e ndajnë vetëm më pak se 100 kilometra rrugë detare.
Rikonfirmohet Bashkim Dedja, dekretohet kreu i Kushtetueses
Bashkim Dedja rikonfirmohet kryetar i Gjykatës Kushtetuese për 3-vitet e ardhshme. Kreu i shtetit Bujar Nishani dekretoi këtë të mërkurë për një mandat të dytë emrin e drejtuesit aktual të gjykatës. Kandidatura e Bashkim Dedjes, mori pëlqimin e të gjitha partive politike, gjatë konsultimeve që kreu i shtetit kreu me to. Një ditë më parë në selinë e presidencës, zhvilluan takime kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së, PD-së, LSI-së, PDIU-së dhe PR-së.
Shkarkohen 12 drejtorët e policisë të qarqeve, jep dorëheqjen Burgaj
Furtunë shkarkimesh dhe emërimesh në policinë e shtetit. Më urdhër të Ministrisë së Brendshme janë shkarkuar nga detyra 12 drejtorë të policisë në qarqe ndërsa ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj.
Sipas informacioneve Burgaj është emëruar drejtor i akademisë së policisë ndërsa në vend të tij do të emërohet Artan Didi.
Nudistë në skenën e Durrësit
DURRËS - Edicioni i 8-të i festivalit ndërkombëtar "Albania Dance Meeting" ka ndezur skenën durrsake me kërcime dhe performanca krejtësisht nudo. Kjo trupë baleti vjen nga Zvicra, dhe ka preferuar që perfomancën e saj krejt të veçantë nga ajo çka është mësuar syri i artëdashësve shqiptar të shohë në skenën e teatrit “Alkesandër Moisiu” në Durrës.Po ashtu, konkurente në këtë edicon kanë qenë edhe trupa e baletit nga Hungaria e cila zgjodhi hollin e Pallatit të Kulturës për të performuar.
Erdogan ndryshon pas 90 vjetësh ligjin e shamive
Turqia hoqi ndalimin e shamive të kokës për punonjëset e zyrave shtetërore, duke i dhënë fund një kufizimi të gjatë që ka polarizuar shoqërinë turke. Ndalimi i shamive të kokës në Turqi ishte vendosur shumë dekada më parë. Ndryshimi hyri në fuqi dje. Megjithatë, shamitë e kokës do të vazhdojnë të ndalohen për gjykatëset, prokuroret, punonjëset e policisë dhe personelin ushtarak.
Tre fitues të Nobelit në kimi
Çmimin Nobel për Kiminë këtë vit e morën tre shkencëtarë: Martin Karplus, Michael Levitt, dhe Arieh Warshel. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vlerësoi punën e tyre kërkimore në fushën e modeleve të elementeve me veti të shumëfishta të sistemeve komplekse kimike.
Serbia, miliarda kredi nga Emiratet (pavarësisht asaj që ndodhi në vitet '90-të) - shkruan FT
Serbia planifikon të huazojë miliarda dollarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), pasi zv.kryeministri i këtij vendi ka tërhequr vërejtjen se Serbia mund të ballafaqohet me falimentim, pa ndërmarrjen e hapave urgjentë për t’i reduktuar rrogat e sektorit publik, - shkruan në fillim të nje artikulli, e përditshmja londineze Financial Times.
Sipas gazetës, këto komente janë të Aleksandar Vuçiqit, nënkryetar i qeverisë së Serbisë, i cili shihet si njeriu politikisht më i fuqishëm në koalicionin qeverisës të Serbisë, që eshte formuar në korrik të vitit të kaluar.
Meksi: Krahasimi me 1992, i pavend. 1 milion votat kthehen kundër apo abstenim nëse Rama tradhëton pritshmëritë
Pavarësisht krahasimit të pavend për zgjedhjet e këtij viti me ato të vitit 1992, zgjedhjet politike të vitit 2013 kanë një rëndësi jo të vogël në se realizohet pritshmëria e votuesve të shumtë për ndryshim, drejtësi ligjore e sociale, në të kundërt ato kthehen nesër në votë kundër apo abstenim - mendon Alekdander Meksi/
Ne nje analize te botuar ne JAVA, te rimarë më pas nga Tema dhe Dita, ish-kryeministri thotë ndër të tjera: