Meksi: Krahasimi me 1992, i pavend. 1 milion votat kthehen kundër apo abstenim nëse Rama tradhëton pritshmëritë

Postuar në 09 Tetor, 2013 06:44

Pavarësisht krahasimit të pavend për zgjedhjet e këtij viti me ato të vitit 1992, zgjedhjet politike të vitit 2013 kanë një rëndësi jo të vogël në se realizohet pritshmëria e votuesve të shumtë për ndryshim, drejtësi ligjore e sociale, në të kundërt ato kthehen nesër në votë kundër apo abstenim - mendon Alekdander Meksi/

Ne nje analize te botuar ne JAVA, te rimarë më pas nga Tema dhe Dita, ish-kryeministri thotë ndër të tjera:

Zgjedhjet nuk ishin më të mirat, siç flitet duke u rrekur të na mbushin mendjen, qoftë në shqip apo anglisht, por sidoqoftë ishin më të pranueshme se sa tre katër zgjedhjet përpara tyre. Thuhet se pati votime familjare, ose se votat u blenë (për të tilla dhe u vranë), çrregullime në numërim në dëm të partive të vogla, për shumëkënd gjëra normale në këtë cep të botës euroatlantike.  Sidoqoftë, ato çrregullime nuk ndikuan në kahjen e rezultatit i cili nuk ka arsye të kontestohet. Nuk mund të lemë pa përmendur faktin që në këto zgjedhje për shkak të sistemit dhe strukturave zgjedhore aspak demokratike, ishin të favorizuara dy koalicionet, duke pamundësuar një pol të tretë dhe çdo alternativë tjetër. a.n.

Comments

Submitted by XY (not verified) on

Qe nese nuk mbahen premtimet votat pro mund te kthen kunder nuk do shume mend per ta marre me mend. Ky lloj perfundimi ngjan me ato qe nxjerr zakonisht Eno Bozgo.

Sa per parregullsite e zgjedhjeve, qe nuk na paskan qene me te mirat edhe pse askush nuk thote silat kane qene me te mirat, sepse duhet te jene duke filluar nga e pesta pare ketyre, e me tutje, te jeni te sigurte qe cdo parregullsi ka pas qene krijuar per te ngritur kandarin nga ana e Qeverise se Doktorit.

Po te kishin qene jo vetem "me te mirat" (relativisht) por edhe "te mira" absolutisht, diferenca do te kishte qene akoma me e thelle.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Nuk jam nga ata qe lexoj Enno Bozdon e as Artan Hoxhen tek "panorama" por nuk besoj se Enno pret drejtesi nga Rama, kuptohet , per bemat e qeverise se tij. drejtesi presin ata qe gjykojne per keq ate qeveri.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Me pelqen shume aty kur thua: ".....nuk do shume mend per ta marre me mend". Me mire ta kishe mbaruar aty komentin....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.