Tre fitues të Nobelit në kimi

Postuar në 09 Tetor, 2013 08:21

Çmimin Nobel për Kiminë këtë vit e morën tre shkencëtarë: Martin Karplus, Michael Levitt, dhe Arieh Warshel. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vlerësoi punën e tyre kërkimore në fushën e modeleve të elementeve me veti të shumëfishta të sistemeve komplekse kimike.  
Çmimi me vlerën e 1,25 milionë dollarëve i ndahet në mënyrë të barabartë tre fituesve. Ata janë shkencëtari nga Austria  Martin Karplus, i cili mban titullin e profesorit në Universitetin e  Strasbourg-ut dhe në atë Harvardit në Shtetet e Bashkuara; jugafrikani Michael Levitt, i cili gjithashtu e zhvillon punën e tij shkencore në Universitetin e Stanfordit dhe shkencëtari nga Izraeli  Arieh Warshel, i cili punon në  Universitin e Kalifornisë Jugore, në Los Angeles.
 Çmimet për arritje në fushat e shkencës, letërsisë dhe paqes u dhanë për herë të parë në vitin 1901, sipas amanetit që la zbuluesi të dinamitit dhe bisnezmeni suedez Alfred Nobel. VOA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.