Nudistë në skenën e Durrësit

DURRËS - Edicioni i 8-të i festivalit ndërkombëtar "Albania Dance Meeting" ka ndezur skenën durrsake me kërcime dhe performanca krejtësisht nudo. Kjo trupë baleti vjen nga Zvicra, dhe ka preferuar që perfomancën e saj krejt të veçantë nga ajo çka është mësuar syri i artëdashësve shqiptar të shohë në skenën e teatrit “Alkesandër Moisiu” në Durrës.Po ashtu, konkurente në këtë edicon kanë qenë edhe trupa e baletit nga Hungaria e cila zgjodhi hollin e Pallatit të Kulturës për të performuar. Drejtori i këtij aktiviteti koreografi Gjergj Prevazi, nxjerr në pah problemet e shumta financiare me të cilat po përballet festivali vitet e fundit.Festivali “Albania Dance Meeting” ka nisur në vitin 2006 dhe deri tani në skenat e teatrit të Durrësit dhe Tiranës, apo dhe qyteteve të tjera të vendit janë përballur artistikisht trupa dhe kompani të teatrit alternativ nga Kosova, Maqedonia, Suedia, SHBA, Franca, Holanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipëria etj - njofton portali online Shqiptarja.Com
Add new comment