Rikonfirmohet Bashkim Dedja, dekretohet kreu i Kushtetueses

Postuar në 09 Tetor, 2013 12:07

Bashkim Dedja rikonfirmohet kryetar i Gjykatës Kushtetuese për 3-vitet e ardhshme. Kreu i shtetit Bujar Nishani dekretoi këtë të mërkurë për një mandat të dytë emrin e drejtuesit aktual të gjykatës. Kandidatura e Bashkim Dedjes, mori pëlqimin e të gjitha partive politike, gjatë konsultimeve që kreu i shtetit kreu me to. Një ditë më parë në selinë e presidencës, zhvilluan takime kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së, PD-së, LSI-së, PDIU-së dhe PR-së. Rimandatimi i kryetarit aktual është parashtruar nga presidenti gjatë këtyre konsultave dhe asnjë prej forcave kryesore nuk ka pasur kontestime. Bashkim Dedja kryetari i Gjykatës Kushtetuese u zgjodh anëtar maj të 2010-s vetëm me votat e demokratëve dhe aleatëve të tyre. Në shtator të po atij viti Presidenti Topi e dekretoi atë kryetar të gjykatës për 3-vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Dedja, ka një karrierë të pasur si gjyqtar që prej vitit 1993 në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Durrës. Po ashtu ai është pedagog në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.