Arkiv-Lajme

Mbyllja e qeverisë amerikane, mediat botërore i quajnë republikanët "të çmendur"

Postuar në 05 Tetor, 2013 15:46

Shtypi ndërkombëtar dhe Blogosfera kanë qenë plot komente mbi mbylljen e qeverisë amerikane . Shumica e shohin si problematik dhe tremben mbi pasojat.

Gazeta franceze rajonal Ouest -France e ka quajtur mbylljen e qeverisë amerikane si një "krizë të thellë të demokracisë .“

Francezja Le Monde argumenton se nuk ka " shpjegim racional " për sjelljen e republikanëve në Kongres. "Ata janë duke u përpjekur të sabotojnë presidencën e Obamës... dhe kuptimi i tyre për politikën i ngjan një lufte civile të përhershme.

Opozita: Nuk mungojnë dezertorët, por nuk ka ofertë… Nard Ndoka vetëshpallet gati për t’iu bashkuar mazhorancës

Postuar në 05 Tetor, 2013 13:48

Pak ditë pasi deputeti i PR, Luan Duzha iu bashkua LSI-së duke e çuar numrin e deputetëve të mazhorancës në 84, është rradha e Kreut demokristian, Nard Ndoka, të dezertojë PD-në prej listës të së cilës është zgjedhur deputet. Gjatë emisionit Tonight të Ilva Tares, Ndoka ka shprehur haptazi dëshirën për t’iu bashkuar koalicionit të mazhorancës, dhe arsyeja është… “edhe unë i kam ndihmuar në opozitë!”

Rama në Dajt u tregon të tijve sondazhin: po të votohej sot, 56% do të votonin përsëri mazhorancën

Postuar në 05 Tetor, 2013 12:34

3 orë thonë se ka zgjatur biseda e Ramës me grupi e PS-së, që sipas burimeve konfidenciale për TV "A1 Report" është zhvilluar në një restorant në malin e Dajtit. (Takimi thuhet të ketë qenë diskret, por jo për të gjithë - disa kamera e aparate kanë qenë prezent). Një ditë pas mbledhjes së qeverisë, Rama ka njohur grupin me emërimet e para që ka bërë qeveria, kanë diskutuar rreth ecurisë së deritanishme të qeverisë, si edhe prioritetet deri në fund të këtij viti kalendarik.

Rrethprerja si krim ndaj fëmijëve (edhe atyre shqiptarë)

Postuar në 05 Tetor, 2013 11:29

Kaloi pa u vënë re, por është një lajm që mund të bënte që shqiptarët të reflektonin për hyrjen në Europë dhe për vlerat e përbashkëta që ndajmë me klubin e vendeve europiane. Bëhet fjalë për një rezolutë e miratuar ditëve të fundit në Këshillin e Europës (me 47 anëtarë, përfshirë dhe Shqipërinë - Kosova pret të anëtarësohet) thotë se rituali i synetllëkut përbën dhunim të integritetit fizik të fëmijëve.

Edhe me Turqinë, mbledhje të përbashkëta qeverie... A ka pasoja simbolike ky “binjakëzim”?

Postuar në 05 Tetor, 2013 09:33

Agjensitë tona të lajmeve njoftojnë për takimet e Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati dhe më pas të Kryeministrit me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmed Davutoglu, i cili ka nisur sot një vizitë në Tiranë. Lajmi i parë: Shqipëria dhe Turqia do të zhvillojnë mbledhje të përbashkëta të qeverive!  Ky vendim i qeverive të dy vendeve fqinjve bëhet në shërbim të përmbushjes së projekteve të përbashkëta.

Jetimja e Gërdecit dhe jetimja e Grevës së Urisë së të Burgosurve Politikë marrin bursa nga Sekretariati për Rininë në PS

Postuar në 05 Tetor, 2013 07:56

Sara Bejko, vajza e ish të përndjekurit të vetëflijuar Lirak Bejko, dhe Kristina Durda, e mbetur jetime pas tragjedisë së Gërdecit, janë dy nga 50 studentët që kanë përfituar nga një bursë studimi akorduar nga Sekretariati për Rininë në Partinë Socialiste. Në aktivitetin e organizuar sot në ambientet e Partisë Socialiste, ishte i pranishëm edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njëherësh edhe Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, z. Erion Veliaj, i cili shpërndau bursat në ceremoninë e mbajtur me këtë rast.

Gjobiten për mos-deklarim pasurie: Ish-zv/ministrja Duma, (deputetët e legjisl. kaluar) Kadilli e Uldedaj nga PD, shkreli e Xhindi nga PS

Postuar në 05 Tetor, 2013 07:09

Në listën e bërë publike nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë rezultojnë se midis atyre që kanë refuzuar që të deklarojnë pasurinë janë edhe deputetë nga të dy krahët politikë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre janë pjesë e administratës tatimore, raporton sot Shekulli.

Katër deputetë të parlamentit të kaluar nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre për vitin 2012: Gjokë Uldedajt, ish-deputet i PD njëkohësisht dhe kreu i Dhomës së Tregtisë.

Fatbardh Kadilli, PD

Skënder Tufa: persekutimi i Berishës, u detyrova të heq vajzën nga Shkolla e Baletit

Postuar në 05 Tetor, 2013 06:35

Tek Java, Ben Andoni sjell një intervistë të gjatë me Skënder Tufën, ish-të burgosurin politik, i cili flet për persekutimin shtetëror që i ka përndjekur pas grevës ës urisë. Dy prej tyre, Asllan Patrioti dhe Shqevi janë persekutuar vetëm se ishin në grevë dhe janë tashmë gjyqeve. Rrënqethës rrëfimi i Tufës: “Dhe persekutimi i Berishës shkoi jo vetëm te ne por u shtri dhe te familjet tona. Fëmiajim ishte te Shkolla e Baletit. Vjen drejtoresha e shkollës, mbesa e Reshat Arbanës, dhe u thotë fëmijëve: kush ka ngrënë me dorën e majtë?

Majlinda Bregu me Jaguar sportiv 60,000 euro. I shoqi, me Range Rover.

Postuar në 05 Tetor, 2013 05:50

Ka qenë gazeta Panorama Plus që ka treguar me foto Jaguarin (60,000-90,000 euro) të ish-ministres Majlinda Bregu, e cila hyri në politikë para 8 vjetësh e ardhur nga puna si pedagoge. Marka është Jaguar FX (sportive) dhe makina ka shofer privat. Kjo nuk është hera e parë që ish-ministrja përflitet për blerje të shtrenjta. Para pak javësh u përfol për një çantë Channel që besohej se mund të vlejë dhe 20 mijë Euro. Paga e saj si ministre ishte 1,300,000 lekë në vit.

Ambasadorja çeke, sesi qeveria Berisha pushoi së komunikuari me Çekinë pas heqjes së liçensës së CEZ

Postuar në 05 Tetor, 2013 04:32

Është pak e njohur, por 70% e aksioneve të CEZ i përkasin Çekisë, thotë në një intervistë për DITA-n Ambasadorja çeke Bronislava Tomasova. Ajo thotë se në fillimi kanë patur bashkëpunim të ngushtëme qeverinë e shkuar Berisha. "Ne vërtetë jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë për të gjetur zgjidhje për problemet e CEZ-it. Ne si Ambasadë dhe qeveria çeke jemi përpjekur gjithmonë të zhvillojmë marrëdhëniet, në shumë fusha paralelisht. Ajo çka më mërziti ishte se gjatë heqjes liçensës së kompanisë CEZ marrëdhënia bilaterale mes dy shteteve u kufizua dhe përqendrua vetëm te problemi CEZ.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme