Opozita: Nuk mungojnë dezertorët, por nuk ka ofertë… Nard Ndoka vetëshpallet gati për t’iu bashkuar mazhorancës

Pak ditë pasi deputeti i PR, Luan Duzha iu bashkua LSI-së duke e çuar numrin e deputetëve të mazhorancës në 84, është rradha e Kreut demokristian, Nard Ndoka, të dezertojë PD-në prej listës të së cilës është zgjedhur deputet. Gjatë emisionit Tonight të Ilva Tares, Ndoka ka shprehur haptazi dëshirën për t’iu bashkuar koalicionit të mazhorancës, dhe arsyeja është… “edhe unë i kam ndihmuar në opozitë!”
“Kam një histori opozitare, tre vite pjesë e asaj opozite. E shoh me gjakftohtësi, madje do të dëshiroja që edhe unë të jepja kontributin tim për të mbështetur mazhorancën”, tha ai për Ilva Taren në Ora News.
k.c.
e plotë:
Add new comment