Skënder Tufa: persekutimi i Berishës, u detyrova të heq vajzën nga Shkolla e Baletit

Tek Java, Ben Andoni sjell një intervistë të gjatë me Skënder Tufën, ish-të burgosurin politik, i cili flet për persekutimin shtetëror që i ka përndjekur pas grevës ës urisë. Dy prej tyre, Asllan Patrioti dhe Shqevi janë persekutuar vetëm se ishin në grevë dhe janë tashmë gjyqeve. Rrënqethës rrëfimi i Tufës: “Dhe persekutimi i Berishës shkoi jo vetëm te ne por u shtri dhe te familjet tona. Fëmiajim ishte te Shkolla e Baletit. Vjen drejtoresha e shkollës, mbesa e Reshat Arbanës, dhe u thotë fëmijëve: kush ka ngrënë me dorën e majtë? Dhe, i drejtohet direkt vajzës: Me çfarë dore keni ngrënë ju, familja juaj? Unë jam fëmijë, i përgjigjet ime bijë. Do t'ju shikoj çfarë keni bërë dhe ç'do hiqni nga unë ia pret mësuesja...” Pas këtij episodi Tufa rrëfen se u detyrua ta heqë vajzën nga shkolla. “kjo nuk është asgjë se çfarë hoqi Hysen Shoshori dhe të tjerë”. k.c.
Comments
Ajo mbesa e Reshat Arbanës(me
<p>Ajo mbesa e Reshat Arbanës(me gjith respektin që kamë për zotin Arbana) duhet të zhduket me një herë e përgjithmonë jo si mësuse por edhe edukatore kopshti nuk duhet të jetë sepse nuk na duhen edukatorë dhe mësusë që i mësojnë nxënësit me urejtje por kemi nevojë që tu mësojnë se si të jenë të dashur në shoqëri</p>
Add new comment