shënim/ Z. Rama, dhe zonjushat... drejt një Europe pa "zonjusha"

Postuar në 05 Tetor, 2013 03:52

Në një takim me biznesin, po ti referohemi DITA-s, z. Rama citohet të ketë thënë se e cilëson efektive zgjedhjen e 2 zonjushave në rolin e mbledhjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit, dhe se, si pjesë të jetëshkrimit të tyre cilësoi si bonus faktin që ato janë zonjusha dhe "nuk kanë për të gatuar, hekurosur rrobat burrit, apo për të marrë fëmijët nga kopështi." Kjo sipas tij do t'i bëjë më të përkushtruara në punë për t'iu përgjigjur në çdo kohë sipërmarrjes dhe për të realizuar veten në suksesin e karrierës së tyre.

Ky këndvështrim, pavarësisht se "bonus", është ca si maskilist dhe i papërshtatshëm me standartet gjinore të Europës ku z. Rama dëshiron të na integrojë. Vetë fjala zonjushë ka kohë që po tentohet të hiqet nga fjalori (Austria, në mos gaboj, e ka hequr prej kohësh). Një femër nuk e bën zonjë "burri". Dhe ndarja e grave në zonja që hekurosin e zonjusha karriere, është fyerje për të gjitha gratë. Mbi të gjitha, perëndimi po synon drejt barazisë gjinore, ku, gruaja, mund të jetë e zonja në punë (e t'i përgjigjet në çdo kohë sipërmarrjes) edhe kur është e martuar, dhe, sot në Shqipëri, kalamajt nga kopështi i merr dhe burri.

Pavarësisht nga dëshira me sa duket e mirë e zotit Rama për të ngritur vlerat e 2 zonjave që ka zgjedhur në 2 poste të rëndësishme, të jesh nënë e të ngresh familje nuk mund e nuk duhet të jetë minus për asnjë grua, e aq më tepër t'i mohojë të drejtën dhe vlerën bonus për t'u konsideruar një "zonjë" karriere.

K.Cukali

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Rama si Berlusconi.

Submitted by RP (not verified) on

hiqjani nga duart per nje jave kompjuterin dhe mikrofonet mor aman...E kishte zgjidhur xhaxhi Enveri kete pune,kur hoqi zonjat e zonjusha dhe u thoshte shoqe tej e tej.Dhe ne kohen e xhaxhit shkonte mami t'i çonte ne kopesht dhe babi qe t'i merrte;ishin ndare punet fifty-fifty,biles burri mbante vetem nje kemishe tere vitin,qe mos ta lante shoqja.Tani u kujtuan austriaket te vjedhin idete e xhaxhit,qe jane marke e regjistruar.

Submitted by Gjon (not verified) on

Cdo dite e me teper Rama po nxjerr ne pah se kush eshte ne te vertete edhe ne syte e botes. Kush e njeh nga afer ia di keto huqe me kohe. Vetem verberia e nje militanti mund te priste qe ai te ndryshonte.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Gjon, parametrat personale, stili i humorit (karagjozlleku), preferencat ne stil e ngjyra nuk jane ato qe e sollen Ramen ne ate vend. Ky person eshte pare si mjeti i pershtatshem per ate qe kemi nevoje, ndaj perqendrimi tek mangesite normale njerezore, e mosgjykimi i rezultateve te puneve (qe mund te duan edhe ca kohe), tregon paragjykim te qellimshem. Berisha perfaqeson nje nga politikanet me primitive e demprures ne shoqeri, e prapeseprape kjo shoqeri bashkejetoi me te, dhe, me e rendesishmja, ai nuk ngjiti dhe u percmua prej produktit, jo prej formimit. Mbase duhet te kemi mire parasysh se kush, me cfare mjetesh, ne cfare rrethanash, me cfare precedentesh, me cilet njerez, do mund te marre pushtet, ta mbaje, te ndryshoje per mire gjera... Te pakten kjo eshte pritshmeria prej te kultivuarve qe ndjejne peshen e vertete per kete vend.

Submitted by Gjon (not verified) on

Ti vazhdo dhe bjeri dajres per Ramen. Per sa me perket, si Rama si Berisha po e marrin ne qafe kete vend,  me kete gare inatesh qe zgjat prej disa vitesh ata jane bere pengese qe vendi te ece perpara.

Kush do ta donte Shqiperine nuk votonte as Ilirin, as Edin, as Salen. Fatkeqesisht te marre nga perfitimet e ngushta personale apo nga kafshata e bukes po e leme vendin ne dore te ketyre ujqerve qe po bejne kerdine.

Submitted by Anim (not verified) on

Ne nje shkrim te Shkullakut te Sandrit tek Mapo sot prekt kjo ceshtja e femrave ne qeverine rama....Nuk ka gjë me të turpshme si misogjiizmi I ketij kopukut - Shkullakut te Klanit - dhe te ngjashmeve me te ne kete pike dhe Percmimi qe tregon ndaj politikaneve te reja socialiste qe Kane pranuar barren dhe pergjegjesine e posteve te larta administrative eshte nje seksizëm I felliqur dhe mentalite anadollak qe e gjen rendom ne nivele te tilla mocalore e koka te mykura te Shqiperise maskiliste post-Berishiste.
Per Mua eshte e turpshme edhe spin-I negativ e cinik qe ju behet shumices se vendimeve te maxhorances se re qe sapo ka nisur punen.

Sa per shqetesimin e Fat Shkullakut të Klan-it lidhur me PS-istet e moshuar qe gjoja nuk na I paska perfillur Rama, kjo tingellon si strategjia idiote berishiane e nxitjes se komplotit Brenda PS qe eshte sa qesharake aq edhe infantile.
Nderi me I madh per kedo politikan duhet te jete besoj ai I te zgjedhurit dhe te perfaqesuarit parlamentar, vend ku duhet edhe ti behet presion Ekzekutivit per arritjet e mosarritjet. Zgjedhja e ministrave eshte pastaj e lidhur me aftesite professionale e morale te ketyre individeve si dhe me ambicien personale dhe mbi te gjitha duhet pare si nje atribut I plote I liderit te maxhorances qe eshte zgjedhur te qeverise.
Per te Bere nje krahasim- Askush nuk mund ti thote Kameron ne UK se perse zgjodhe kete apo ate minister dhe nuk ke ne qeveri ndonje nga mumjet theçeriane te se shkuares se partise konservatore.
Individe si Shkullaku perbejne ate pjese te mjere te apologjuesve te mjere te regjimit te shkuar qe nuk ka ende ku kapet me maxhorancen e Re pervec se me keto pseudo teorite lidhur me gjoja balancen e te vjetres me te rene tek PS. Llogjika ta thote qe ata te cileve Shkullaku u Ben thirje te ngrihen ne revolte Brenda PS, duken te Jene shume te lumtur e kenaqur me postin e tyre dhe se edhe per vete Analistet Klanista e Bierishista do te ishte mire qe te pritej te paktën deri ne ato 100 dite te famshme per te pare se cfare do te beje kjo maxhorance perpara sesa te fillojne e kritikojne pa hesap cdo fjale e germe te Rames.
Shkullaku duhet ta dije se cdo kritike e pavend dhe e parakohshme mund ti kthehet si bumerang vete kritikuesit te Klanit te Sandrit

Submitted by Deutsch (not verified) on

O Zot sa te trashe! Kur lexoj nje pjese te madhe te komenteve te ketyre artikujve, me vjen t'ua perplas syve kompjuterat, tabletat, smartphone-t a c'dreq perdorni. Abuzimi me lirine e te shprehurit kap shifra astronomike tek ne.

Submitted by Anonim (not verified) on

o Gjon dakort jam me ty kur thua se berisha me ramen e kane marre me qafe kete vend.po mos bej vetem sygjerime dhe nuk flet se kush mund te jete qe ti sjelli fat shqiperise.ma merr mendja me pare mendimi yt ka qene per berishen dhe nanon.une kam mendim qe ti zoti Gjon mund te jesh ne krye te vendit se ke kapacitet per lider.e kam seriozisht kete mendim

Submitted by Gjon (not verified) on

Nuk kam asnje ambicje personale por, meqe me takoi te jetoj keto muaj ne Shqiperi per arsye familjare dhe preka me dore nga afer situaten, shpreha mendimin tim. Sigurisht duke u bazuar edhe ne shume njohje personale qe kam.

Njerezit qe mund ta bejne kete vend jane flakur menjane nga arroganca e disa politikaneve te pangopur per pasurim dhe kjo eshte keqardhja ime kryesore, shume te tjere kane preferuar te ndertojne jeten e tyre jashte kufijve te atdheut.

Eshte per te ardhur keq qe shoqeria jone eshte kthyer ne nje bashkesi "Yes Men" -esh nga halli, njerezit e nderrojne pllaken, pa asnje problem, sipas avazit te politikes. Kjo gje me revolton pa mase sepse po humbin esencen e dinjitetit te njeriut dhe te qytetarit.

Submitted by bbb (not verified) on

Kushtet qe duhet te punosohet nje grua ne ekipin e Ed Rames

1-te jete beqare sot e per 4 vite te mandatit

2-te mos marresh vesh fare nga zanati qe ke mbaruar shkollen

3-te kesh ngelur per vjeshte ne cdo vit te fakultetit

4-te kesh lidhje farefisnore ose shqoerore me Kucko Kokdhejrin, Ilir Floririn, Monikene Gjirit te Lalzit ose Vangjel Dulen

5-te jesh militant i thekur

Submitted by Anonim (not verified) on

7. Te mos jete idiote si idioti i pikes 6...

Submitted by Anonim (not verified) on

po pse merzitesh or mik? ai tha qe i zgjodha zonjusha se nuk kane angazhime me femijet dhe me  burrin. Ku eshte gabimi im atehere? Po ngelen shtatzane do te kene angazhime. Madje me duhet te shtoj se nga e di Rama qe keto te dyja nuk jane shtatzane tani qe flasim?

Submitted by Anonim (not verified) on

Ore djem e vajza te Respublices, por nje pyetje na ngeli merak. Nga e di Rama qe Elisa dhe Brisedia, se bashku me ate bukuroshen e lojrave te fatit, nuk jane shtatzene? Thua t'i kete bere testin?

Submitted by bbb (not verified) on

@Anonim

Do jene marre me konkurs...keshtu ka thene Rama..edhe fshesazhiu do beje konkurs si e mban fshesen, dmth po nuk e mabjti fshesen si "rilindas ngjalash" nuk ka me pune me partine e Edit

Submitted by dritan (not verified) on

Eshte per te vene duart ne koke qe ne nje vend qe eshte ne krize ekonomike dy institucionet me te rendesishme te mbushjes se arkes se shetetit u besohen dy post-adoleshenteve pa asnje eksperience pune ..... Mos u lodhni ta kuptoni dhe as ta shpjegoni sepse eshte humbje kohe te analizosh me racionalitet papergjegjshmerine dhe psikopatine e dikujt qe  nuk e udheheq aresyeja por paranoja ...

Submitted by bbb (not verified) on

Jam dakort me ju. Shteti yne pas kesaj ka per te shkuar per lesh. Jam i majte dhe kurre nuk ka votuar per Salen. Sala e mbushi shtetin me alabaker, delenxhijn dhe injorante dhe ja kur perfundoi...Por me keqardhje shof qe ky shtet i Rames po fillon me gabime trashanike. Venia e dy vajzave pa pike pervoje dhe pa njohuri te fushes eshte per te vene duart ne koke...nga ana tjeter Ilir Floriri dhe Kocko Kokdhjeri po marrin drejtore te rendesishme duke vene kushurinj, komshinje e baxhanaker etj etj...Smund ti besohet shteti njerzve qe skane kellqe. Edhe Enveri ne 1945n neper poste te rendesishme mbajti shume specialiste neper dogana, banka etj...

Submitted by Anonim (not verified) on

Kujton ndokush se te jesh Drejtoreshe je pa punetore shtepie?

Submitted by Anonim (not verified) on

Kujton ndokush se te jesh Drejtoreshe je pa punetore shtepie?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.