Arkiv-Lajme
Dua ta falënderoj për orët e vështira mes nesh - thotë Rama për ambasadorin amerikan
Edi Rama ka zhvilluar mbrëmë pritjen e parë për trupën diplomatike të akredituar në Tiranë, duke ndryshuar traditën e zhvendosjes së këtij eventi, nga Pallati i Brigadave në sallën e ndryshuar në Këshillin e Ministrave, të veshur me harta të Europës.
Kreu i Komunitetit Mysliman ka një preferencë të veçantë për Iranin?
Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ka një preferencë të veçantë për Iranin? pasi aty zbatohet ligji mysliman i Sharias. Kështu bën të ditur agjencia iraniane e lajmeve, ABNA. Sipas saj, Selim Muça ka pasur një takim me atasheun kulturor të Iranit në Shqipëri.
“Muça tha se i respekton të gjithë përfaqësuesit e vendeve myslimane, por i pëlqen iranianët më shumë për shkak se Irani është i vetmi vend ku zbatohet zyrtarisht Sharia islamike,” shkruan agjencia.
Do ndërhyjë qeveria e re në CEZ?
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në një takim me një ekip të Bankës Botërore, ka folur lidhur me projektin e qeverisë së re në fushën e energjisë dhe industrisë. Nje komunikate per media e kesaj ministrie thote qe Gjiknuri ka shprehur shqetesim.
"Hasani i grave" Berisha merret në Facebook me ish-gratë e Ramës
CHERCHEZ LA FEMME (kërko gruan)
“Burrrrrrë si ky nuk ka toka! Piktori dështak, njërës, ish gruas së tij, Znj. Delina Fico, ia bën burrin aktual ministër (Bledi Çuçi) kurse ish gruas tjetër të tij, Znj. Magjistari, në një akt të papërmbajtur urrejtje i rrëmben pronat që i ka me dokumenta të rregullta origjinale nga gjyshi i mirënjohur i saj, duke anulluar për këtë qëllim dhe një VKM. Dashuri dhe Urrejtje! Aleksander Dymas në fillim, më pas francezët dhe gjithë bota kësaj i thonë: Cherchez la femme!!!
Basha armatos fjalorin: Dje me kobure, sot me thika
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se PD do të shpalosë nesër në Kuvend qëndrimin në lidhje me shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësit civilë. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha në një deklaratë për media: “Rama i nguli thikën konsensusit. Kjo që po bëjnë me konsensusin është një pabesi burracakësh. Demokratët janë të indinjuar nga qeverisja e Ramës. Ne i kemi potencialet për të përballur revanshin e vjetërsirave që po përpiqet të riciklojë Rama..." etj.
Kryeministria dhe Presidenca kanë zeruar informacionin nga sajtet zyrtare?
Para pak ditësh, m’u desh të verifikoja një citat, nga një fjalim i paradokohshëm i ish-kryeministrit S.Berisha, të cilin e kisha nxjerrë nga faqja online e Këshillit të Ministrave. Për habinë time, lidhja që kisha më çoi te një 404 not found. Për të qenë më të saktë, faqja e vjetër nuk përmban më asgjë; ndërsa qeveria i ka dhënë vetes një faqe të re; e cila nga emri duket sikur i është kushtuar ndërtesës, jo institucionit.
Peleshi: Do anulojmë të gjitha koncesionet e qeverisë "Berisha"
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka deklaruar sot se qeveria do të rishikojë të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria e mëparshme, të cilat nëpërkëmbin interesin e qytetarëve.
Në një prononcim për mediat, Peleshi është shprehur se qeveria e re nuk do të cenojë marrëdhënien me biznesin, por përkundrazi, do të krijojë një klimë të re me të.
Rritje e raportimeve për para të dyshimta?
Në Republikën e Shqipërisë disa subjekte publike dhe private kanë detyrim të raportojnë pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në rast se gjatë punës së tyre konstatohen aktivitete apo transaksione të dyshimta për burimin e tyre financiarë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me raste të raportimit dhe referimit të transaksioneve në cilësinë e të dyshuara për burim jo të pastër financiar.
Nuk kam shkop magjik - thotë Rama
Mbaj premtimin për punësim këtej nga Selenica e Vlorës po vdes populli për bukë, po hanë akoma ata njerëzit e Salës -i shkruan nje qytetar Edi Rames ne konferencen e djeshme online. Pergjigjet Rama: Qeveria s’ka mbushur ende pesëmbëdhjetë ditëshin dhe nuk ka asnjë shkop magjik për t’i ndryshuar gjërat sa hap e mbyll sytë!
Nëse ndryshimet nuk ndodhin tani, gjërat mund të bëhen shumë më keq - thotë Lucas
Ai mund ta kishte bërë Shqipërinë një vend më të mirë, sepse fryma është këtu, ekziston. Ndonëse me i forte është tundimi për t’i rënë shkurt - thote gazetari Peter Lucas ne nje interviste me Rudina Xhungen.
Per here te dyte gjate nje interviste ne media shqiptare Lucas e kap me ndertimet e paligjshme dhe kazinote.
