Peleshi: Do anulojmë të gjitha koncesionet e qeverisë "Berisha"

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka deklaruar sot se qeveria do të rishikojë të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria e mëparshme, të cilat nëpërkëmbin interesin e qytetarëve.
Në një prononcim për mediat, Peleshi është shprehur se qeveria e re nuk do të cenojë marrëdhënien me biznesin, por përkundrazi, do të krijojë një klimë të re me të.
“Pa cenuar marrëdhënien e besimin e investitorëve vendas, do të rishikojmë të gjithë kontratat që nëpërkëmbin interesin publik të shqiptarëve. Qeveria do të japë një frymë të re bashkëpunimit me biznesin, do të tregojmë integritet në raport me biznesin për të gjitha çështjet që e shqetësojnë. Do inkurajojmë biznesin e huaj e vendas për të shfrytëzuar potencialet që ofron Shqipëria. Vendi ka potencial shumë të madh tek biznesi privat për të ndihmuar projektin tonë madhor. Do t’i qëndrojmë linjës tonë për të shfuqizuar vendimet që dëmtojnë në themel interesin e qytetarëve. Do të jemi të hapur dhe inkurajues për të krijuar procedua që do të afrojnë biznesin vendas dhe të huaj drejt ekonomisë shqiptare. Kemi interes të inkurajojmë besimin e institucioneve publike te ndërkombëtarët, por dhe tek qytetarët e thjeshtë”, theksoi Peleshi.
Comments
Keta gjana jane ekstremizma

Keta gjana jane ekstremizma qe kan si pasoje krijimin e pasigurise per te ardhmen per firmat e hueja. Papjekuni qeverisje. Vetem inade e kurgja tjeter. Nuk ban vakì kerkund ne Europe nji gja e tille.

Shume mire e beni se boll

Shume mire e beni se boll vodhi maskarai!

Dhe pastaj mos harroni qe pastaj shtetin t'ia lini ne dore bibave si Spiropali, qe pune te pare ne CV ka "Drejtore Doganashs"!

Z. pual, Futi nje te mesuar

Z. pual,

Futi nje te mesuar shipes, pastaj shkruaj.

Respekte

Add new comment