Kryeministria dhe Presidenca kanë zeruar informacionin nga sajtet zyrtare?

Para pak ditësh, m’u desh të verifikoja një citat, nga një fjalim i paradokohshëm i ish-kryeministrit S.Berisha, të cilin e kisha nxjerrë nga faqja online e Këshillit të Ministrave. Për habinë time, lidhja që kisha më çoi te një 404 not found. Për të qenë më të saktë, faqja e vjetër nuk përmban më asgjë; ndërsa qeveria i ka dhënë vetes një faqe të re; e cila nga emri duket sikur i është kushtuar ndërtesës, jo institucionit. Gjithsesi, emri nuk ka rëndësi; përkundrazi, vijueshmëria institucionale e cenuar ka, madje shumë – sa kohë që asgjë në këtë faqe nuk dëshmon se qeveria e tanishme vjen në vijim të ligjshëm të një qeverie tjetër, e cila funksiononte, me mënyrat, meritat dhe mangësitë e veta, deri në fillim të shtatorit 2013 - shkruan Ardian Vehbiu në blogun e tij.
Seksioni i fjalimeve në sajtin e tanishëm përmban vetëm tre të tilla nga E. Rama; ndërsa seksioni “blog” të çon te http://www.edirama.al, çfarë duhet të jetë blogu i kryetarit të PS-së Rama, jo i kryeministrit, po të gjykosh nga materialet që përmban.
Shkruan Vehbiu: Për fat të keq, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me faqen e Presidentit të Republikës: www.president.al; lidhjet drejt materialeve më të vjetra, p.sh. fjalimeve të presidentëve të mëparshëm, përfshi këtu e B. Topin, nuk funksionojnë më – në një kohë që faqja përmban material të bollshëm deri edhe për zonjën e parë. Meqë magazinimi sot nuk kushton pothuajse asgjë, nuk do të kenë qenë arsyet financiare për këtë zerim që u është bërë sajteve të tilla qendrore; dhe këputja e vijueshmërisë tradhton një mendësi revolucionare, prej uzurpatori, që kërkon me ngulm t’i nisë gjërat nga A-ja ose nga zeroja. a.n.
Comments
Po pse cfare prisni nga Rama
<p>Po pse cfare prisni nga Rama ju te Respublica-s? Eshte nje trap dhe asgje me shume. Mjafton per momentin qe hoqem qafe Berishen, por mos gaboni te mbani shpresa tek Rama! As per demokraci e as per rregulla!</p>
Shume koment me vend i
<p>Shume koment me vend i Vehbiut. Duhet te krijohet urgjent protokolli i menaxhimit te faqeve zyrtare online te qeverise dhe akte te tilla vandale te denohen me ligj...</p>
Mjafton qe te hysh ne
<p>Mjafton qe te hysh ne seksionin Arkive dhe do t'ju shfaqet faqja e vjeter me te gjithe informacionin dhe aktivitetin e ish - kryeministrit dhe ish - qeverise. Nganjehere padija te con ne shtigje te erreta, nxitimi te ben te hedhesh vrer pa te drejte. Apo zoti Vehbiu e dinte por i duhej nje shkas per nje artikull (honorar)?</p>
Add new comment