Dua ta falënderoj për orët e vështira mes nesh - thotë Rama për ambasadorin amerikan

Postuar në 02 Tetor, 2013 18:15

Edi Rama ka zhvilluar mbrëmë pritjen e parë për trupën diplomatike të akredituar në Tiranë, duke ndryshuar traditën e zhvendosjes së këtij eventi, nga Pallati i Brigadave në sallën e ndryshuar në Këshillin e Ministrave, të veshur me harta të Europës.

Televizioni TCH raporton ndër të tjera: "Teksa falënderoi në fillim të fjalës ambasadorët më të spikatur dhe me kontribute edhe për shkak të momenteve, kur ata kanë qenë në Shqipëri, ra në sy mungesa e emrit të Alexander Arvizu, ambasadorit në ikje të SHBA-ve. Por, emrin e tij Rama e kishte ruajtur për në fund, ku përveç mirënjohjes për çka bëri për Shqipërinë, e falënderoi jo vetëm për ditët e mira me të. “Dua ta falënderoj edhe për jo shumë ditë të mira, që kemi kaluar bashkë, por edhe për orët e vështira mes nesh, ku nuk m’i ka fshehur mendimet e tij, të ndryshme nga të miat. Jam i bindur se, në orë të atilla, miqësitë e vërteta marrin formën e tyre të qëndrueshme për të gjithë jetën”. a.n.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Dua ta falënderoj për orët e vështira mes nesh sidomos per 21 janarin kur i tha vrasesit Berisha &quot;burre shteti&quot;&nbsp;- thotë Rama për ambasadorin amerikan</p>

Submitted by nerro24 (not verified) on

<p>Edi Rama mblidh mendjen se po ben gabime pa bere akoma mire Bismilahi ne pune. Kam kaluar ore e dite duke te ndjek neper mitingje ne bulevard, kam lene grua e femije dhe vija tet mbeshtesja. boll me budalliqe emerimesh kalamajsh dhe me regullime zyrash. ky vend esht i mbushur me njeres qe nuk kane buke per femijet, njeres te rinj qe duan pune, me shkolle brtenda dhe jashte vendit qe duan shprese. nuk jane vec spiropali, veliaj e cunat e kocos qe duan pune. beji ato konkurest qe ke premtuar se sic ta dhashe voten ashtu te votoj kunder.... Testin e pare e ke mbas 2 vjetesh, mos tet duket larg</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.