Kreu i Komunitetit Mysliman ka një preferencë të veçantë për Iranin?

Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ka një preferencë të veçantë për Iranin? pasi aty zbatohet ligji mysliman i Sharias. Kështu bën të ditur agjencia iraniane e lajmeve, ABNA. Sipas saj, Selim Muça ka pasur një takim me atasheun kulturor të Iranit në Shqipëri.
“Muça tha se i respekton të gjithë përfaqësuesit e vendeve myslimane, por i pëlqen iranianët më shumë për shkak se Irani është i vetmi vend ku zbatohet zyrtarisht Sharia islamike,” shkruan agjencia.
Muça shkon edhe më tej kur deklaron se myslimanët në Shqipëri nuk e kanë besuar kurrë propagandën anti- iraniane, të përhapur nga media perëndimore. Po ashtu Muça është shprehur kundër ideve të Takfirit, ku myslimanët sulmojnë njëri- tjetrin si jo- besimtarë. Ai ka thënë se nga këto ide përfitojnë vetëm armiqtë - njofton TemA online. a.n.
Add new comment