Arkiv-Lajme
Nëse ndryshimet nuk ndodhin tani, gjërat mund të bëhen shumë më keq - thotë Lucas
Ai mund ta kishte bërë Shqipërinë një vend më të mirë, sepse fryma është këtu, ekziston. Ndonëse me i forte është tundimi për t’i rënë shkurt - thote gazetari Peter Lucas ne nje interviste me Rudina Xhungen.
Per here te dyte gjate nje interviste ne media shqiptare Lucas e kap me ndertimet e paligjshme dhe kazinote.
Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare aktorja Drita Pelingu
Aktorja e madhe Drita Pelingu ka ndërruar jetë para pak minutash, në moshën 87 vjeçare. Drita Pelingu ka marrë titullin “Artiste e Merituar ” nga viti 1986. Drita Pelingu lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1926 filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar. “Rëshqitja”, “Arturo Ui”, ” I çuditshmi ”, “Zonja e Bujtinës”, ” Gratë gazmore të Uindsorit”, “Artani”, etj.
Rama u shtir si homoseksual për të arritur darkën me Obamën - thotë Malltezi
Jamarbër Malltezi, në një shkrim të gjatë në gazetën Panorama thotë nder te tjera se Rama është hequr si homoseksual për të arritur në darkën me Barack Obamën, kur arriti të shkëpuste një foto me Presidentin amerikan në kohën kur ishte në opozitë.
Drejtorët e rinj janë vërtet...të rinj
E perditshmja DITA ka bere nga nje profil te 10 drejtoreve te rinj te emeruar dy ditet e fundit ne krye te administrates se vendit. Nder te dhenat e tjetra jane edhe ditelindjet dhe vendlindjet e tyre. Doganat, Tatimet dhe Posta do kene drejtues qe nuk i kalojne te 30-at.
Elisa Spiropali, Drejtoreshë e Doganave
Datëlindja: 15 mars1983
Vendlindja: Tiranë
Brisida Shehaj, Drejtoreshë e Tatimeve
Datëlindja: 18 prill 1984
Vendlindja: Sarandë
Ardit Çela, Drejtor i Posta Shqiptare
Intervista e Topit: Inerci berishiste në PD, pa mea culpa nuk ka ringritje
Kryetari i Partisë Fryma së Re Demokratike, ish presidenti i Republikës Bamir Topi ka dhënë një intervistë për revistën Klan, ku ka komentuar vendimet e para të kabinetit të majtë qeveritar, por edhe ka folur për situatën brenda të djathtës, marrëdhëniet me PD-në dhe objektivat për të ardhmen. Topi thotë se shumë pak vota e lanë FRD-në jashtë parlamentit, por zgjedhjet e rradhës gjithcka do të jetë ndryshe dhe 30 mijë votat në total do të jenë shumë më tepër.
Rama, konferencë online: Për çdo zotim të bërë, do japim llogari
I vendosur për të goditur të gjithë të korruptuarit në institucione, por edhe për procedimin e aferave të ish pushtetarëve. Mediat po nxjerrin titujt e parë nga séance pyetje-përgjigje online që kryeministri Edi Rama ka nisur rreth orës 18:15 sipas lajmërimit, ku po u përgjigjet një nga një të gjitha pyetjeve që i janë drejtuar nga qytetarët në rrjetin social “Twitter” dhe “Facebook”. Rama thekson vendosmërinë e qeverisë së tij për të luftuar korrupsionin, dhe për kryer të gjitha zotimet që ka bërë, deri në fund të mandatit katërvjeçar.
SHBA, qeveria ndez sinjalin e “bllokazhit”, administrata pa para
Në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur ajo që quhet “vënie dryni” e administratës. Republikanët në opozitë duan një shtyrje të zbatimit të ligjit për shpenzimet qeveritare në kuadër të reformave shëndetësore të presidentit Obama, e famshmja Obamacare. Kjo parti ka vendosur të bllokojë çdo financim, duke propozuar një lëvizje të lirë të fondeve, me një kusht që kjo reformë të hynte në fuqi pas një viti. Megjithë apelet e Obamës, republikanët nuk bënë asnjë hap prapa nga pozicioni i tyre fillestar.
Dajti, një diversion që po bën xhiron e shtypit: Oficeri Muça, gisht në vrasjen e Salih Tivarit
Seancat maratonë të të akuzuarit për vrasjen e katër oficerëve të policisë, Dritan Dajti, janë ndjekur rregullisht nga mediat për shumë arsye: Për shkak të famës së vetë Dajtit, për shkak të ngjarjes tragjike që pasoi operacionin e arrestimit të tij në plazhin e Durrësit, e më pas, edhe për “surprizën” e njohurive juridike të të akuzuarit.
Itali, qeverinë Leta mund ta shpëtojnë rebelët e Berluskonit
Drita në fund të tunelit për Italinë dhe qeverinë e Enriko Letës, mund të vijë nga parlamentarët “rebelë” të partisë së Berluskonit, Populli i Lirisë. Siç thekson Wall Street Journal, shumë eksponentë me emër në partinë e Kavalierit (Lupi, Sakoni, Çikito etj) iu kundërvunë linjës së ashpër të ish kryeministrit që u kërkoi ministrave largimin nga qeveria teknike; dhe ata mund të shërbejnë si kamardare shpëtimi në votën e besimit që Leta ka kërkuar në parlament.
Mziu i Kamzës paskësh kërkuar strehim tek LSI, Meta refuzoi, thotë Shqiptarja.com
Burime të “Shqiptarja.com”, brenda bashkisë së Kamzës por dhe afër kryetarit të saj Xhelal Mziu, deklarojnë se ka pasur para një muaji tentativa për një afrim me LSI dhe kalimin si bashki në anën e kësaj partie. Kjo parti dhe kryetari i saj Meta e kishin refuzuar këtë ofertë “bujare”, ndoshta për vetë faktin se kreu i Bashkisë së Kamzës është njohur si një ndër ithtarët më fanatikë të Berishës, aq sa e ka bërë blu me flamuj dhe me foto me ish-kryeministrin tërë bulevardin e kësaj qyteze.