Dajti, një diversion që po bën xhiron e shtypit: Oficeri Muça, gisht në vrasjen e Salih Tivarit

Seancat maratonë të të akuzuarit për vrasjen e katër oficerëve të policisë, Dritan Dajti, janë ndjekur rregullisht nga mediat për shumë arsye: Për shkak të famës së vetë Dajtit, për shkak të ngjarjes tragjike që pasoi operacionin e arrestimit të tij në plazhin e Durrësit, e më pas, edhe për “surprizën” e njohurive juridike të të akuzuarit. Dajti është mbajtur vazhdimisht në tezën e operacionit të parregullt policor ndaj tij, ku kishte policë pa uniformë a shenja dalluese, e sidomos pa armë të regjistruara sipas ligjit (pra, arsyetimi është se ai ka shtënë ndaj disa sulmuesve të panjohur dhe jo policëve). Në vijim, Dajti u është kthyer akuzave ndaj oficerit të policisë Arjan Muça, drejtues u operacionit për arrestimin e tij, për çështje të tjera. Dhe seanca e fundit shënoi një kulm të ri: “Arjan Muça ideoi vrasjen e kreut të Komunitetit Mysliman”, tha Dajti gjatë seancës së sotme gjyqësore në ngarkim të tij. Ngjarja e vrasjes së Sali Tivarit më 2003 bëri bujë të madhe, pasi ai u ekzekutua në zyrën e tij, ndërkohë që ngjarja dhe autori nuk është zbardhur ende. A është kjo një diversion i kuptueshëm i Dajtit për rrethanat në të cilat ndodhet, apo ka diçka më tepër në këtë histori?
a.k
Comments
Dajti nje kriminel i njohur ,

Dajti nje kriminel i njohur , tashme ne qelite e burgut , nuk eshte qytetar , me te drejta te cunguara persa i takon "lirise" se fjales , apo dhe juridikisht "detyrimit per te deshmuar" , per ngjarje qe ka dijeni ! Dijenia e Dajtit eshte shume here me afer se te vertetes , pasi vete Dajti eshte nje eksponent i krimit te organizuar , qe dihet tashme kryeqendren e ka patur ne Qeverine Shqiptare . Vetem " Ajo" , ashtu si per shume te drejta te tjera tregtare , e jepte licencen per tu bere "Kriminel i Shquar" !

Keshtu qe gazeta , para se te paragjykoje si "diversion" deshmite e Dajtit , duhet te ngreje "alarmin" per verifikimin e nevojshem te ketyre "deshmive" apo "kercenimeve" ! Duhet te ngreje alarmin , pasi vetem "bota e krimit " i njeh hollesite , veprat dhe faktet e saj ! Ose ndoshta "gazeta" , e ka te qarte ndodhite e ketyre krimeve , eshte ne brendesi te tyre dhe eshte e sigurte qe Dajti , genjen dhe ben diversion!

Tani si rregull gazeta nuk duhet te na lere ne dilema , duke na "pohuar" nje "diversion" , nderkohe qe nuk na sqaron perse eshte diversion dhe jo nje piste hetimi !

Ki parasysh ti Llesh se ne

Ki parasysh ti Llesh se ne 2003 kur u vra Tivari "qeveria shqiptare" nuk kishte ne krye te shumelakuarin e Respublica-s Bac Berishen.

Ku lexove ti se une thashe qe

Ku lexove ti se une thashe qe e ka bere Berisha krimin ndaj Tivarit ? Ku lexove ti qe une thashe se Arjan Muca eshte "krimineli" qe vrau Tivarin ? Di te lexosh shqip ti , apo je anafabet funksional ?

Une thashe direkt qe gazeta , nuk ka pse paragjykon denoncime qe vijne edhe nga eksponente te krimit , por te jete e "paanshme" , ashtu sic duhet te "cpoje" dhe te ngacmoje prokurorine qe te mos "flere gjume" , por t'i shkoje deri ne fund ketyre denoncimeve ! Pra shteti te funksionoje me seriozitetin qe i ngarkon ligji dhe kushtetuta !

Nuk ka asnje arsye te dukshme per gazeten , ta quaje "diversion" pretendimin apo kallezimin e Dajtit , pavaresisht se ky gjykohet si kriminel , madje shume i rrezikshem ! Sa i takon "licencimit" te Dajtit apo te dajteve te tjere , nga "ceveria" Berisha , per te hapur firmen "Kriminel VIP" Sh.p.k. , e konstaton fare lehte ! Mjafton te krahasosh "reagimin" dhe "qendrimin" e policise se Berishes , ndaj "krimineleve te licencuar" me "kriminelet e palicencuar" , apo qofte edhe me njerezit e thjeshte qe bejne faje te vogla dhe te rastesishme ! Po flas per Berishen , jo pse Nano nuk eshte njejta gje , por se Berisha ka qene ne pushtet "de jure" per 15 vjet ne keto 23 vjetet e fundit , sepse edhe une ashtu mendoj qe , "de facto" "Berishizmi" ka qene 23 vjet ne pushtet !

Ka patur aludime ne kohen kur

Ka patur aludime ne kohen kur u vra Sali Tivari, se vrasjen e tij e kishte organizuar SHIK-u i Fatos Klosit. Por kjo gje nuk u vertetua kurre, pasi ne ate kohe Nanos i interesonte qe te burgoste muslimanet, se ishte i zene ne valen e luftes kunder terrorit. Aludimi i Dajtit eshte me interes e duhet kerkuar deri ne fund. Sikur te dali i vertete do jete bela e madhe per sundimtaret socialiste.

ky Arjan Muca eshte gje djali

ky Arjan Muca eshte gje djali i Selim Muces, kreut aktual te KMSH?

Ne nje shtet normal kete

Ne nje shtet normal kete fikun do ta kishin kref qe ate dite ose do ta kishin shtrydh dhe pastaj do kishte" vra veten" ne burg . Po ja qe ky vazhdon e na e harxhon akoma oksigjenin ne te tjereve ......

Add new comment