Arkiv-Lajme
Fotoja (paparaci) e Jahjagës, "pornografi" sipas optikës fondamentaliste
Është për të qarë e për të qeshur letra publike e një grupi që e quan veten “Forumi të Rinjve Muslimanë” në Kosovë, e që ka komentuar foton e presidentes kosovare Jahjaga (pornografike, sipas tyre) duke nderuar varrin e priftit sllav, Don Nikol Glasnovic.
Sipas FRM, presidentja Jahjaga ka mëkatuar rëndë, “jo vetëm duke ju lutur kufomës së një prifti sllavo-katolik, dhe idhujve të tjerë katolikë”, por edhe për shkak se, sipas tyre, ka shkuar gati zhveshur në një vend pagan.
Xhihadistët në konfliktin sirian: konvaleshencë me video-lojëra, duhan dhe ushqim të mirë
Në një speciale për xhihadistët e angazhuar në konfliktin sirian, Spiegel zbulon disa fakte të neglizhuara nga burimet e mëdha të medias. Së pari, ata janë shumë të paktë në numër, 3,000-6,000 vetë, krahasuar me 100,000 anëtarët e FSA- Ushtrisë së Lirë Siriane.
Godina e Kryeministrisë po "hidhet në tokë" për të gjetur përgjuesit e vënë nga ata që ikën?
Thashethemi që qarkullon prej kohësh se një nga arsyet e restaurimit të Kryeministrisë është së pari edhe një kontroll rrënjësor për përgjues, merr zë edhe në media. “Shqiptarja.com”, citon një funksionar shtetëror (që nuk dëshiron të bëhet publik) të ketë thënë se po kontrollohet gjithçka me detaje në godinën e Kryeministrisë.
“Kemi thirrur ekspertë për të kryer një kontroll, por sigurisht që kjo nuk mjafton. Për më tepër që nuk mund të kemi ende besim në të gjitha strukturat e shtetit”, - është shprehur funksionari.
PD-së i qan zemra për Administratën?? Më 2005 "qëruan" 10 mijë punonjës
Është gazeta “DITA” që ri-zbulon disa fakte që krijojnë një panoramë të plotë për ofensivën e PD-së opozitare që po mbjell frikën se nga qeveria e re po bëhet kërdia me shkarkimet në administratën publike. Fatmirësisht, një raport hetimor parlamentar i vitit 2006, ka zbuluar në mënyrë të qartë atë që ka ndodhur në muajt e parë të ardhjes në pushtet të demokratëve. Vetëm në 6 muaj, nga Shtatori i vitit 2005 deri në muajin Mars 2006 mbi 10 mijë punonjës të administratës publike u flakën në rrugë të madhe.
Shqipëria dhe Kosova i bashkohen Jugosllavisë së re?
Nëse dikush mund të habitet se ç'bën Rama kaq gjatë në Amerikë, një dritëzë mund të hidhet edhe përmes këtij informacioni që na vjen nga Mali i Zi. Gazeta malazeze “DAN” e 17 shtatorit, sipas një informacioni të Ministrisë së Jashtme dhe të Integrimit Europian të Malit të Zi, "raportonte se në fund të shtatorit, në Nju Jork, udhëheqësit e Malit të Zi, të Serbisë, të Maqedonisë, të Bosnjë-Hercegovinës, të Shqipërisë dhe të Kosovës, do të zhvillojnë një takim për të diskutuar për nismën diplomatike malazeze të krijimit të një "Unioni Ballkanikoperëndimor"."
Blendi Fevziu mes Ramës e Berishës...
Në një editorial të sotëm te Panorama Blendi Fevziu tërthorazi e konsideron në nivel adoleshentësh "betejën" në FB mes Ramës e Berishës për të treguar foto e Kryeministrisë, si ka qenë apo si nuk ka qenë. Fevziu i rikthehet historisë për të treguar që dëmtimet në godinë janë bërë nga një rikonstruksion i kohës së Nanos (për të cilën ky dhe mund të mos ketë ditur gjë) dhe riskonstruktimi ka ndodhur më herët, më 2001, në kohën e Metës. Për të postimi nga Rama i fotove "u duk si një 'akuzë' dhe 'goditje' ndaj Kryeministrit paraardhës" për gjëra që kishin ndodhur para tij.
Kur partia kthehet në organizatë kriminale: arrestime masive të Agimit të Artë
Arrestimi në Greqi, i liderit të Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos,bashkë me 5 deputetë të tjerë të kësaj partie,ka treguar që jo vetëm në Greqi, pavarëisht problemeve ligji funksionon, por dhe se si një parti mund të kthehet në organizatë kriminale.
Tirana, një shkretëtirë kulturore, kalendari i veprimtarive si asnjëherë tjetër, tejet i varfër
“Edhe ky shtator erdhi dhe po ikën i heshtur. Asgjë e re nuk pritet të shfaqet në skenat e artit në kryeqytet, pasi ndërrimi i pushteteve pritet të shoqërohet me sezon të vështirë ndërrimesh në struktura, në ide e politika kulturore dhe seicila prej tyre nënkupton kohë dhe zvarritje”, shkruan gazeta Shqiptarje .com.
Basha, takim me ambasadorët e BE-së, ankohet për ligjin e nëpunësit civil: Mazhoranca po minon procesin
“Ligji i miratuar me konsensus dhe që po tenton të shtyhet, është një shpallje lufte e hapur ndaj aspitarës sonë për t’u integruar së shpejti në BE” ka thënë Kreu i PD, Lulëzim Basha gjatë ditës së sotme në një takim me ambasadorët e BE-së në Tiranë, të cilëve u është ankuar për ligjin e nënpunësit civil, që pritet të ndryshohet nga ana e mazhorancës.
Raporti i pestë i IPCC për klimën: Bota, indeferente dhe tepër e vonuar për të shpëtuar vetveten!
Temperatura në tokë është rritur me përafërsisht një gradë deri më tani, që kur njerëzimi ka filluar të djegë në shkallë të gjerë karbonin, rreth vitit 1850. Politika ndërkohë është në vendnumëro: dy vjet para Konferencës së Parisit nuk është interesuar njëherë, se cilët janë variantet e marrëveshjes së re për klimën dhe, mbi të gjitha, cila i përshtatet asaj më mirë.