Raporti i pestë i IPCC për klimën: Bota, indeferente dhe tepër e vonuar për të shpëtuar vetveten!

Temperatura në tokë është rritur me përafërsisht një gradë deri më tani, që kur njerëzimi ka filluar të djegë në shkallë të gjerë karbonin, rreth vitit 1850. Politika ndërkohë është në vendnumëro: dy vjet para Konferencës së Parisit nuk është interesuar njëherë, se cilët janë variantet e marrëveshjes së re për klimën dhe, mbi të gjitha, cila i përshtatet asaj më mirë.
Komisioni Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, IPCC, i përbërë nga qindra shkencëtarë të shquar nëpër botë për të studiuar efektet e veprimtarisë njerëzore mbi klimën e Tokës dje ka nxjerrë raportin e saj të pestë, i cili ndihmon qeveritë dhe shoqërinë civile për të marrë vendime më të mira për çështjet e klimës. Një variant paraprak i raportit arriti të bjerë në duart e medias muajin e kaluar dhe në të thuhet se planeti i Tokës është ngrohur me shpejtësi që nga vitet ‘50 dhe ka shumë të ngjarë, me një probabilitet prej 95 për qindësh, që njerëzit të shkaktojnë më shumë se 50 përqind të ndryshimeve të vrojtuara, si shkrirja e dëborës dhe akullit, ngritja e nivelit të detit dhe fenomenet ekstreme të motit.
Me gjithë alarmin, çlirimi i gazrave po rritet, Protokolli i Kiotos, e vetmja marrëveshje deri më tani për klimën, është respektuar vetëm nga një numër i vogël vendesh.
Zh.
Add new comment