Ronaldo, letër policisë për tifozin shqiptar që e takoi “shqiptarçe”: “E kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë e ligjit, por...faleni!”

Cristiano Ronaldo i ka shkruar një letër policisë së Maiami-t, duke i kërkuar që të rrëzojë akuzat ndaj tifozit që hyri në fushë dhe përqafojë atë. Roland Gjoka arriti të hyjë në fushën e stadiumit “Sun Life”, kur po zhvillohej ndeshja miqësore Real Madrid – Chelsea më 7 gusht. Incidenti u kthye në një sensacion në internet, ku shumë komentues dolën në mbrojtje të 20-vjeçarit. Por studenti u arrestua dhe është akuzuar për kalim të pa leje dhe prishje qetësie, gjë e cila mund të sjellë përjashtimin e tij nga universiteti dhe kthimin në Shqipëri. Përfaqësuesi i tij ligjor, Richard Hujber thotë se, “nëse akuzat nuk tërhiqen, atij mund t’i dalin probleme me imigrimin dhe kolegjin e tij. Duke ditur këto, Ronaldo, lojtari më i paguar në botë i shkruan një letër policisë për ta falur shqiptarin. “E kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë e zbatimit të rregullave dhe ligjit, por me respekt ju kërkoj juve dhe zyrës suaj që të merrni në konsideratë këtë kërkesë dhe të tërhiqini dy akuzat për të riun”, shkruan Ronaldo.
Zh.
Add new comment