Xhihadistët në konfliktin sirian: konvaleshencë me video-lojëra, duhan dhe ushqim të mirë

Postuar në 28 Shtator, 2013 07:33

Në një speciale për xhihadistët e angazhuar në konfliktin sirian, Spiegel zbulon disa fakte të neglizhuara nga burimet e mëdha të medias. Së pari, ata janë shumë të paktë në numër, 3,000-6,000 vetë, krahasuar me 100,000 anëtarët e FSA- Ushtrisë së Lirë Siriane.

Sipas Spiegel islamistët e huaj që vijnë në Siri janë mbledhur në veriun relativisht të qetë. Shumë prej tyre kanë gjetur qytete tranzit - me ushqim të mirë, video-lojëra dhe duhan – shumë më të preferueshme se fronti. Cigaret janë normalisht tabu në mesin e xhihadistëve sepse "pirja e duhanit largon engjëjt dhe vonon fitoren tonë”, siç thotë lideri i njërit prej grupeve xhihadiste në qytetin Alahet. Edhe kur përfundojnë që luftojnë, shpesh e bëjnë me njëri-tjetrin. Më parë vetëm një grup i vogël, shkruan revista, tani ka disa mijëra luftëtarë të huaj xhihadistë në Siri. Megjithëse disa nga udhëheqësit rebelë thonë se prania e tyre përbën rrezik, ndikimi i këtyre grupeve është i ekzagjeruar shpesh nga mediat perëndimore.

Fronti është shumë larg, por ata kanë zënë rehati në Alahet, ku mbërrijnë si tranzit nga aeroporti turk i Hatay-t. Një pjesë mbeten aty, të tjerët vazhdojnë drejt Aleppo-s, ose ku të jetë fronti. Një shitës i thotë Spiegel: “një xhihadist nga Dagestani vjen herë pas ehre. Në fillim bleu një Samsung Galaxy, pas një jave bleu një iPad, dhe më pas një model më të ri të Samsung Galaxy.”

Fluksi i radikalëve vjen nga Tunizia, Arabia Saudite, Egjipti dhe Çeçenia në veçanti - dhe qëllimi i tyre nuk është më për të ndihmuar rebelët sirianë në betejën për një shtet demokratik, por për të krijuar një shtet teokratik pan-islamik (sado e vagullt të duket kjo ide) në tokën siriane.

"Së pari do bëjmë xhihad, deri sa të arrijmë fitoren! Më pas ne do të çlirojmë Irakun, Libanin dhe Palestinën," thote nje arab i ri nga Britania e Madhe. Izraeli më nuk është i rëndësishëm, tani që shiitët shihen si armiqtë e vërtetë. Edhe pse shiitët janë gjithashtu myslimanë, radikalët suni besojnë se ata janë më keq se të pabesët.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.