Arkiv-Lajme

Ronaldo, letër policisë për tifozin shqiptar që e takoi “shqiptarçe”: “E kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë e ligjit, por...faleni!”

Postuar në 27 Shtator, 2013 09:59

Cristiano Ronaldo i ka shkruar një letër policisë së Maiami-t, duke i kërkuar që të rrëzojë akuzat ndaj tifozit që hyri në fushë dhe përqafojë atë.  Roland Gjoka arriti të hyjë në fushën e stadiumit “Sun Life”, kur po zhvillohej ndeshja miqësore Real Madrid – Chelsea më 7 gusht. Incidenti u kthye në një sensacion në internet, ku shumë komentues dolën në mbrojtje të 20-vjeçarit. Por studenti u arrestua dhe është akuzuar për kalim të pa leje dhe prishje qetësie, gjë e cila mund të sjellë përjashtimin e tij nga universiteti dhe kthimin në Shqipëri.

Në Prishtinë përurohet shtatorja e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova

Postuar në 27 Shtator, 2013 07:26

U përurua sot në Prishtinë  me një ceremoni shtetërore, në sheshin e Pavarësisë, shtatorja e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, e vendosur në një bazament përballë Kuvendit të Kosovës. Shtatorja e bronztë u realizua nga skulptori Julian Muçollari dhe është derdhur në fonderinë e veprave të artit në Tiranë. Ajo mbërriti në orët e vona të natës në Prishtinë nga Tirana nëpërmjet Rrugës së Kombit.

Takimi Lavrov-Rama në Nju Jork. Biznesmenët e zgjuar rusë e dinë se ç’është për ta Shqipëria

Postuar në 27 Shtator, 2013 07:17

“Biznesi i Rusisë ka treguar interes për projektet ekonomike në Shqipëri. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë vonë, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Lavrov ka theksuar interesimin e biznesit të Rusisë për një numër të projekteve ekonomike në Shqipëri”, thuhet në një raport të Ministrisë së Jashtme ruse, informon agjencia Itar-Tass.

Tahiri: Garda e Republikës do të shkrihet, para drejtësisë ata që bënë 21 Janarin dhe deformuan misionin e saj

Postuar në 27 Shtator, 2013 06:30

Në një takim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri me drejtuesit e Gardës së Republikës, ka theksuar se te shumica e punonjësve të këtij institucioni është ndjerë padrejtësisht një barre e rëndë për atë që ndodhi në 21 janar, me vrasjen e 4 protestuesve, por ata të jenë të qetë dhe u garantoj karrierë dhe besim në përmbushjen e detyrës sipas ligjit.

Tare: Panteon për njerëzit e mëdhenj, të njihen dhe vlerësohen nga të gjithë...Dhe merr shembull Konicën

Postuar në 27 Shtator, 2013 05:30

Studiuesi Auron Tare ka hedhur idenë e një ngritje të një panteoni ku të futen të gjitha figurat historike me një kontribut të vyer për Shqipërinë. Duke marre shkas edhe nga harresa e varrit të Faik Konicës te Liqenin Artificial që është i pa pastruari shkatërruar ,Tare hedh idenë e ngritjes së një panteoni për të mos lënë në harrese figurat me kontribut të madhe për vendin tonë.

Specialistët japin alarmin: Gjuha shqipe, provim i detyruar në Maturën Shtetërore, ndryshe degradimi i saj është i pashmangshëm!

Postuar në 27 Shtator, 2013 04:46

Kështu mendojnë shumë ekspertë të gjuhësisë, sidomos tashmë që shohin një “ngrohje” nga kryeministri Rama me vendosjen e e korrektorëve gjuhësorë në administratën e lartë shtetërore. Sipas këtyre ekspertëve, marrja e njohurive të duhura që në bankat e shkollës së mesme shihet si mundësia më e mirë për të shmangur problematikën e rënduar që shfaqet në drejtshkrimin e gjuhës shqipe nga të rinjtë, por edhe në radhët e punonjësve të administratës, ku në shumë prej shkresave të bëra prej tyre janë konstatuar gabime.

125 vjet National Geografik, një album me fotot nga më të rrallat dhe më dramatiket e natyrës

Postuar në 27 Shtator, 2013 01:13

Revista National Geographic, revista zyrtare e Shoqërisë National Geographic (NGS), me seli në Washington D.C. në Shtetet e Bashkuara, është një nga shoqëritë shkencore jo-fitimprurëse dhe institucionet arsimore më të mëdha në botë. Revista për herë të parë u botua në vitin 1888.  Në ditët e sotme ajo del në në tridhjetë e gjashtë gjuhë të botës me një tirazh prej 8.5 milionë kopje në muaj

Protesta ndaj “Agimit të Artë”: “Ne duhet të zgjohemi si në ‘74-n”, thonë potestuesit duke kujtuar juntën fashiste greke

Postuar në 27 Shtator, 2013 01:08

Grekët kanë dalë në protesta masive kundër “Agimit të Artë”, kësaj partie që gjerësisht shihet si neonaziste.  “Kriza na ka gjunjëzuar, por ne duhet të themi me zë të lartë ‘jo’ ndaj fashizmit ashtu siç bëmë më 1974-n”, tha Vangelis Georgountzos, i 59-ës, duke iu referuar kryengritjes së studentëve që solli fundin e sundimit të Greqisë nga junta e kolonelëve.

Komisionet dhe delegacionet e Kuvendit: “Pa qeshur, pa folur”, Berisha dhe Balla do të udhëtojë në një sedilje avioni drejt Strasburgut

Postuar në 27 Shtator, 2013 01:02

Kuvendi ka miratuar sot përbërjen e komisioneve dhe të delegacioneve të përhershme pranë organizatave ndërkombëtare. Bie në sy se ish- kryeministri Sali Berisha do jetë pjesë e delegacionit të përhershëm pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

West Balkan Six – G6, Shqipëria kundër, dyshime mbi një plan për një “Jugosllavi të re”!?

Postuar në 27 Shtator, 2013 00:56

Një asamble parlamentare e përbashkët, një treg i përbashkët ekonomik, një sistem i edukimit dhe arsimimit, bashkëpunime në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është plani i nismës për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor). Ky është popozimi i hedhur nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të Zi, Igor Llukshiq dhe  i mbështetur nga komisionari për zgjerim, Stefan Fyle Këtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme