Protesta ndaj “Agimit të Artë”: “Ne duhet të zgjohemi si në ‘74-n”, thonë potestuesit duke kujtuar juntën fashiste greke

Postuar në 27 Shtator, 2013 01:08

Grekët kanë dalë në protesta masive kundër “Agimit të Artë”, kësaj partie që gjerësisht shihet si neonaziste.  “Kriza na ka gjunjëzuar, por ne duhet të themi me zë të lartë ‘jo’ ndaj fashizmit ashtu siç bëmë më 1974-n”, tha Vangelis Georgountzos, i 59-ës, duke iu referuar kryengritjes së studentëve që solli fundin e sundimit të Greqisë nga junta e kolonelëve.

Pas presioneve të shumta çdo ditë e më shumë përflitet mundësia e dorëheqjes së grupit të 18 deputetëve të “Agimit të Artë” (AA). Zëvendëskryeministri grek, Evangelos Venizelos ka deklaruar në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, se dorëheqja e deputetëve të "Agimit të Artë" do të ishte një "vetëvrasje politike" për këtë parti, por njëherësh një mundësi e mirë për riorganizimin e Kushtetutës, kundër saj. 
Ndërkaq konstitucionalistët grekë sqarojnë se tërheqja e deputetëve të një partie nga Parlamenti provokon zgjedhje dhe se Kushtetuta greke nuk lejon nxjerrjen jashtë ligjit të një partie politike. Prandaj zëvendëskryeministri grek, Evangelos Venizelos e sheh dorëheqjen e neonazistëve si mundësi, por që më parë të rishikohet e Kushtetuta në këto pika. 

Zh.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.