West Balkan Six – G6, Shqipëria kundër, dyshime mbi një plan për një “Jugosllavi të re”!?

Një asamble parlamentare e përbashkët, një treg i përbashkët ekonomik, një sistem i edukimit dhe arsimimit, bashkëpunime në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është plani i nismës për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor). Ky është popozimi i hedhur nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të Zi, Igor Llukshiq dhe i mbështetur nga komisionari për zgjerim, Stefan Fyle Këtë. Në dokument-strategjinë e bashkimit të Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovësë, Maqedonisë dhe Serbisë, që ka siguruar gazeta “Zëri” në Kosovë, synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian.
Për këtë nismë madhore, përmes së cilës synohet të përcaktohet perspektiva e ardhshme e Kosovës dhe e shteteve rajonale do të takohen sot në New York, ministrat e jashtëm të këtyre gjashtë shteteve në mesin e tyre edhe ministri Enver Hoxhaj, për të vendosur përfundimisht se a do të gjejë mbështetjen definitive.
Burimet tregojnë se Sllovenia tashmë ka hequr dorë, ndërsa Kroacia ka dyshime. E rreziku, sipas Kosovës, është se nëse edhe Kroacia heq dorë, dominimin e kësaj nisme ka për ta marrë Serbia, një ide e fshehtë për të paraqitur krijimin e një Jugosllavie të re, ku Serbia do jetë dominuesja, e tre shteteve të tjera: Shqipërisë, Kosovës dhe Mali të Zi, të cilët do të jenë si Benelux pan-shqiptar.
Megjithatë, siç thuhet, është shpejt të dilet në përfundime të tilla, thotë “Zëri”
Më tepër: http://www.zeri.info/artikulli/15790/plani-per-jugosllavine-e-re
Zh.
Comments
Vetem kur keto 6 shtete te

Vetem kur keto 6 shtete te jene antare te Bashkimit Europian mund te kete nji fare kuptimi dhe mundesije. Sot asht ide utopike ne mos edhe e damshme.

Une mendoj se Ministria jone

Une mendoj se Ministria jone e Jashteme duhet te dale me nje kunderpropozim ! Le te krijohet nje Union , Federate ne Ballkan e perbere nga Shqiperi-Kosove-Mal i Zi ! Le te sherbeje si berthame per zhvillime te metejshme politike ne Ballkan ! Ne rast se "federata" do ta shikoje pozitive ne ardhmen le te vendose te pranoje sipas kesaj rradhe edhe shtetet e Maqedonise , me pas te Serbise etj. Por kjo do te zgjase si fenomen te pakten 20 vjet ! Bashkimit Europian iu deshen mbi 60 vjet per tu konsoliduar dhe akoma nuk ka perfunduar procesin !

E pse duhet të hyjmë atje kur

E pse duhet të hyjmë atje kur as Bullgaria, Rumania dhe Greqia nuk e bëjnë këtë? Për të mos folur pastaj për Kroacinë dhe Slloveninë!

...Mos ndoshta, ashtu si

...Mos ndoshta, ashtu si dikur ne Jugosllavi, ishte zhvilluar nje ideologji komuniste ne pjesen lindore te Evropes, ndersa tashme po zhvillohet nje ideologji tjeter ne Perendim.

A do jete aq e efektshme sa propagandohet "BE"? Koha do ta tregoje, per mendimin tim...

Kjo me duket teper e

Kjo me duket teper e cuditshme, ne mos e frikshme. Mali i Zi ra cope deri sa u shkeput nga Serbia, tani do te bashkohet perseri. Kjo eshte nje strategji per te bere te mundur futjen e te pakten te Kosoves perseri ne suazen e Serbise. Nga ana tjeter mban urte shqiptaret e Malit te Zi dhe te Maqedonise.

Ministri i Puneve te Jashtme i Shqiperise as nuk duhet te marre pjese fare ne kete takim. Sa per ate te Kosoves, neqoftese u eshte merzitur qysh tani pavaresia dhe nuk rrojne dot pa druzhet dhe pa bratkot le te shkojne. Pjesmarrja e Shqiperise ne kete lloj unioni nuk eshte gje tjeter vecse ringjallje e orekseve pansllaviste ndaj shqiptareve dhe vjen era Komintern.....

Add new comment