Arkiv-Lajme

Lufta e fotove, seria e ministrisë së Brendshme. Rama: Ka dhe më keq se kryeministria

Postuar në 24 Shtator, 2013 09:45

Ka edhe ende më keq se ç’është katandisur Kryeministria. Mjaft të shohësh për shembull mjediset e ministrisë që supozohet të jetë shembëlltyra e rregullit, disiplinës, pastërtisë”. Me këtë shënim shoqërues, kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e vet në fb një seri fotosh të ministrisë së Brendshme ku spikat lagështira e mureve, togje dokumentesh të rrasura nëpër cepa, tualete me voza uji brenda, apo kondicionerë të montuar në korridor, ku tubi shkarkues përfundon në një bidon uji.

a.k

A.Malaj: Ndarja në grupmosha këtë mandat qeverisës, shpresoj të mos sjellë pakënaqësi në PS

Postuar në 24 Shtator, 2013 08:49

Arben Malaj, ish deputet dhe ish anëtar i kryesisë socialiste, ka dhënë një intervistë për revistën Klan të këtij numri, ku tashmë më pozicionin e ekspertit sugjeron që qeveria e re të qartësojë prioritetet e saj, të eleminojë pengesat ndaj biznesit e mosrimbursimin e TVSH-së dhe taksave të tjera, dhe të ndalë menjëherë fushatat e gjobave. Këto këshilla praktike nga ish ministri i Financave, vijnë bashkë me pohimin se Malaj do të mbetet tepër aktiv dhe kontribues për reformat dhe sfidat kryesore politike dhe sociale.

Pas Limajt, edhe veteranët. Të gjithë kundër Thaçit

Postuar në 24 Shtator, 2013 08:10

Ish nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj, i shpallur i pafajshëm për rastin “Kleçka” nga gjykata themelore e Prishtinës, iu bashkua Jakup Krasniqit në mbështetjen e iniciativave qytetare në qytete e zona të ndryshme në prag të zgjedhjeve lokale, duke dalë kundër qeverisë Thaçi. Por së fundi, edhe veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërcënuar institucionet e Kosovës se do t’i bllokojnë qendrat e vend-votimeve në rast se Komisioni qeveritar për Verifikimin e Veteranëve nuk e përfundon punën e tij deri më 3 nëntor.

A.Peza: Shqiptari tenton të bëhet me të dhunshmin përballë të sjellshmit

Postuar në 24 Shtator, 2013 06:48

“Në Shqipëri, për arsye edhe historike, ekziston një kulturë e sjelljes publike në raport me liderët apo udhëheqësit politikë, ku njerëzit kanë prirje të bëhen me të dhunshmin përpara të sjellshmit. Me të fortin, përpara të kulturuarit. Me muskujt, përpara trurit. Me atë që të rreh apo të vret, përpara atij që nuk e bën këtë.

QSUT, nis operacioni antikioskë. Beqaj: Do çlirojmë të gjitha mjediset

Postuar në 24 Shtator, 2013 04:54

Ka nisur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, operacioni i prishjes së kioskave dhe pastrimit të territorit të qendrës spitalore, me praninë e ministrit të linjës Ilir Beqaj dhe drejtoreshës së sapoemëruar të QSUT-së, Ogerta Manastirliu. Sipas Beqjes, ky është plani i masave të premtuara për të çliruar mjediset e QSUT-së në funksion të shëndetit dhe të të sëmurëve.

Epokë “shpërthyese”, atentatet me tritol në makina bëhen rutinë

Postuar në 24 Shtator, 2013 04:10

Një shpërthim i fortë u dëgjua mbrëmë të hënën e 23 shtatorit në gjithë Tiranën. Veshët e qytetarëve të zakonshëm, “të specializuar” në dallimin e këtyre zhurmave tronditëse, e kuptuan që bëhej fjalë për eksploziv dhe jo për fishekzjarre.  Më pas u mësua se në një lavazh pranë liqenit artificial, një BMW e serisë X6 e parkuar aty, ishte hedhur në erë duke dëmtuar edhe dy mjete të tjera. Policia verifikoi se mjeti I përkiste Arben Xhaferrit nga Lezha, biznesmen ndërtimi.

Rrugori i liruar: I pata vënë gjobë ministrit një vit më parë

Postuar në 24 Shtator, 2013 03:02

Gazeta Shqiptare ka gjetur një prej efektivëve të policisë rrugore të liruar nga ministri Saimir Tahiri, i cili paskësh pasur një përplasje me Tahirin para një viti. Tomor Noka, me 19 vjet shërbim në rradhët e rrugores, ka pohuar për gazetaren K.Lala se vjen nga një familje e persekutuar, ka kryer detyrën me ndershmëri dhe ka pasur vetëm një “fërkim” me ministrin Tahiri: I ka vënë një gjobë 20 mijë lekësh të vjetra, pasi kishte parkuar keq makinën para rreth një viti në rrugën Komuna e Parisit.

Egjipt, Vëllazëria Myslimane del jashtë ligjit dhe i bllokohen fondet. Por jo të gjithë besojnë tek efikasiteti i vendimit

Postuar në 23 Shtator, 2013 15:39

Me një histori 85 vjeçare që nga themelimi, Vëllazëria Myslimane është shpallur jashtë ligjit sot nga një gjykatë egjiptiane, duke urdhëruar edhe sekuestrimin e fondeve të saj. Reuters njofton se çështja në fjalë u soll përpara gjykatës nga një avokat i partisë së majtë Tagammu, me arsyetimin e mbrojtjes së popullit egjiptian nga dhuna dhe ekstremizmi. “Gjykata i pezullon aktivitetet e organizatës Vëllazëria Myslimane dhe të ojf-ve që rrjedhin prej saj, si dhe të çdo organizate tjetër që është themeluar prej saj”, tha gjykatësi Mohamed al Sajed.

Edhe Nishani bie në kurthin e eshtrave inekzistente: Konica tek liqeni artificial, presidenti lule në Boston

Postuar në 23 Shtator, 2013 15:03

Në linkun http://www.president.al/?p=11594 do të gjeni ende njoftimin mbi aktivitetet e presidentit të Republikës Bujar Nishani në Boston, lidhur me një takim në kishën ortodokse shqiptare “Shën Gjergji”. Aty thuhet se në vigjilje të këtij aktiviteti, Presidenti Nishani kreu homazhe dhe vendosi kurora me lule në vendprehjen e Fan Nolit dhe Faik Konicës, në varrezat e Forest Hills.

Bushati: Ndihmë nga BE për diplomacinë, dhe nga SHBA për ekspertizë strategjike

Postuar në 23 Shtator, 2013 12:44

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që ndodhet këto ditë në SHBA, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, me gazetaren Laura Konda. Bushati është ndalur në dy momente: Në rikonceptimin e strukturës së shërbimit tonë diplomatik, dhe në rolin e SHBA-së për një projektim tjetër të faktorit shqiptar në rajon.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme