Edhe Nishani bie në kurthin e eshtrave inekzistente: Konica tek liqeni artificial, presidenti lule në Boston

Në linkun http://www.president.al/?p=11594 do të gjeni ende njoftimin mbi aktivitetet e presidentit të Republikës Bujar Nishani në Boston, lidhur me një takim në kishën ortodokse shqiptare “Shën Gjergji”. Aty thuhet se në vigjilje të këtij aktiviteti, Presidenti Nishani kreu homazhe dhe vendosi kurora me lule në vendprehjen e Fan Nolit dhe Faik Konicës, në varrezat e Forest Hills. Agon Channel e kapi këtë gafë që të kujton ish ministrin Xhaferri dhe eshtrat e Ismail Qemal Vlorës; në fakt, eshtrat e Konicës janë sjellë në Shqipëri dhe ndodhen pranë kodrave të liqenit artificial, që prej vitit 1995, por gjasat janë që këtë gabim ta ketë bërë zyra e shtypit.
a.k
Comments
Une se di kush e ka shkruar a
<p>Une se di kush e ka shkruar a ne eshte e vertete, po jam e bindur qe presidenti dhe po se ka ditur kur ka qene ne Boston e ka pare gurin tek vari i Konices qe thote ketu ka qene varrosur Konica dhe eshtrat e tij jane larguar per ne Atdhe. Plus qe ne krah te tij jane edhe disa njerez te ditur shume qe i respektoj, bazuar ne foton qe keni botuar. Ajo qe shikoni ju eshte si nje gurr nderi per figura te ndritura shqiptare qe kane qene ose jane te varrosur ne ato varreza te famshme ne Boston. Prandaj nuk besoj se kjo ben lajm.</p>
Add new comment