Epokë “shpërthyese”, atentatet me tritol në makina bëhen rutinë

Një shpërthim i fortë u dëgjua mbrëmë të hënën e 23 shtatorit në gjithë Tiranën. Veshët e qytetarëve të zakonshëm, “të specializuar” në dallimin e këtyre zhurmave tronditëse, e kuptuan që bëhej fjalë për eksploziv dhe jo për fishekzjarre. Më pas u mësua se në një lavazh pranë liqenit artificial, një BMW e serisë X6 e parkuar aty, ishte hedhur në erë duke dëmtuar edhe dy mjete të tjera. Policia verifikoi se mjeti I përkiste Arben Xhaferrit nga Lezha, biznesmen ndërtimi. Sot në mëngjes, kryetarit të komunës Golem në Kavajë, Agron Agalliu i zgjedhur në siglën e PS-së, i ishte vënë në makinë një sasi eksplozivi, për fat e pashpërthyer. Ishte policia ajo që e bëri të parrezikshme sasinë e tritolit.
Pak javë më parë, makina e një polici rrugor (Kujtim Çardaku) në Shkodër u hodh në erë duke rrezikuar seriozisht jetën e tij; po ashtu makina e një të riu në Vlorë (foto); ndërsa në aksin kryesor rrugor pranë Laprakës, makina e një emigranti në Belgjikë (nga Mirdita) po ashtu shpërtheu duke i prerë gjymtyrët e poshtme viktimës, që akuzohej për një vrasje, për të cilën kishte kryer burg.
a.k
Comments
nuk jane gjeste kuturo jo,
<p>nuk jane gjeste kuturo jo, jane plane te vjetra, larje hesapesh. asgje nuk mund te beje policia per ti ndaluar, vec mundet te kerkoje autoret. shtoni ore kamerat e sigurise neper qytet, te keni pamje filmike.... </p>
Add new comment