QSUT, nis operacioni antikioskë. Beqaj: Do çlirojmë të gjitha mjediset

Postuar në 24 Shtator, 2013 04:54

Ka nisur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, operacioni i prishjes së kioskave dhe pastrimit të territorit të qendrës spitalore, me praninë e ministrit të linjës Ilir Beqaj dhe drejtoreshës së sapoemëruar të QSUT-së, Ogerta Manastirliu. Sipas Beqjes, ky është plani i masave të premtuara për të çliruar mjediset e QSUT-së në funksion të shëndetit dhe të të sëmurëve. “Kemi folur me të gjithë, ata që kanë kontratat, atyre që u kanë mbaruar kontratat dhe kemi lënë që edhe atyre të mos u prishet malli që kanë.  Ky është një territori pa kontroll, hyjnë e dalin automjete të çdo natyre. Ata që e ruajnë këtë territor nuk e dinë se kush hyn apo del, është kthyer në parking për ata që jetojnë këtu”. Ministri foli para mediave edhe për gjendjen e vështirë financiare të institucionit, me borxhin që shkon deri në 33 milionë dollarë, ndërsa QSUT është debitore ka ndaj subjekteve private që furnizojnë dhe punojnë me të, në 22 milionë dollarë.

a.k

 

Comments

Submitted by nerro24 (not verified) on

<p>Beqe, ju dhe shume te tjere qe jetojme ne kte vend e dime qe ai spital ka 1001 probleme. POR nderkohe qe punohet per ti zgjidhur, beni ndonje gje, kthejani surratin spitalit se eshte bere si tregu i te perdorurave te st.Trenit. vec ama mos ma hiqni ate punonjsen sexy te farmacia e QSUT.... shum &nbsp;shum sexy</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.